Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, ka shigjetuar pasardhësin e tij Dritan Leli, pasi ky i fundit i ka hequr fotografinë nga muret e bashkisë, ku renditen edhe kryebashkiakët e tjerë.
Përmes një statusi në “Facebook”, Gjika ka postuar edhe disa fotografi, midis të cilave tregohet edhe për retushimin e fotove të Enver Hoxhës me Mehmet Shehun…
Mesazhi i plotë i Shpëtim Gjikës në “Facebook”
“Ka disa ditë që nga ambientet e Bashkisë Vlorë, në radhën e kryetarëve që e kanë drejtuar këtë institucion, është hequr fotografia ime!
Fillimisht e mendova si një lapsus, dhe prita të korrigjohej!
Gjë që as sot nuk ndodhi!
Nuk është mungesa e fotos time gjeja që më shqetëson më së shumti!
Por, historia mbetet histori!
E mirë apo e keqe qoftë ajo, askush nuk ka të drejtë të retushojë, falsifikoje, apo më keq akoma ta fshije atë!
Kisha menduar se kjo lojë e fëlliqur kishte marre fund bashkë me kohën e vjetër!
Për fat të keq qenkam gabuar!
Edhe sot, në kohën moderne të demokracisë, vazhdoka e njëjta histori!
P. S. Është e ndaluar, për arsye sigurie, të bëjnë like punonjësit e bashkisë!
Madje edhe kushdo tjetër që punon ne administratë, mirë do jetë ta anashkalojnë këtë status!”.






