Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA E PLOTE/ Termi “aleanca e qelbësirave” zemëron Spartak Brahon, kërkon ndëshkimin e këshilltarit të Presidentit

09/09/2015
LETRA E PLOTE/ Termi “aleanca e qelbësirave” zemëron Spartak Brahon, kërkon ndëshkimin e këshilltarit të Presidentit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për herë të parë, pas më se dy vjetësh nga “ngjizja” e termit “aleanca e qelbësirave”, shfaqet një deputet, i zemëruar keq. Ndërsa ky term, ka “fituar qytetarinë” në zhargonin e përditshëm, Spartak Braho është ndjerë i fyer, e i zemëruar pse Piro Ahmetaj, Këshilltari Ushtarak i Presidentit ët Republikës, e ka ngushtuar këtë “aleancë”, në disa emra të përveçëm deputetësh. Për këtë, Spartak Braho, ka kërkuar ndëshkimin e këshilltarit të Presidentit. Këtë kërkesë, me cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i ka adresuar sot nëpërmjet një letre, ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kreut të Shtetit Bujar Nishani.
capturepaLetra e deputetit Spartak Brahos vjen pas një statusi të Piro Ahmetaj në “Facebook”, i cili akuzonte anëtarë të Komisionit të Sigurisë. Sipas Brahos, këshilltari ushtarak i Presidentit Nishani ka bërë shkelje të hapur të ligjit ushtarak.

Letra e plotë e Spartak Brahos

“Znj. Ministre,
Ju vëmë në dijeni se në datën 07. 09. 2015 në një prononcim publik të bërë në mediat sociale dhe të botuar në shtypin e ditës z. Pirro Ahmetaj me detyrë Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës në
kundërshtim me funksionet dhe detyrën e tij, me ligjet në fuqi dhe etiken e ushtarakut ndër të tjera është shprehur se: ‘Konfirmoj se të gjitha ligjet e reformës së mbrojtjes kanë kaluar në Kuvend me nga 72 vota nga 140 dhe shtoj se në asnjë rast në 23 vjet demokraci nuk ka ndodhur kjo qasje sovjetësh (gjithë pushteti Sovjetëve/fitimtarëve dmth aleancës kriminelëve, sigurimsave dhe qelbësirave).
Konfirmoj po ashtu se në këto 72 vota PRO ARROGANCËS (nga 140 deputetë) – ka qenë dhe vota e banditëve si Prenga (subjekt i këtij rasti), Frroku, Lutaj, Sterkaj dhe 8 deputetët me rekorde të rënda kriminale dhe disa ish­ushtarakë mediokër deri në perversitet. Po ashtu konfirmoj se në Komisionin e Sigurisë Kombëtare – gati gjysma janë ish­oficerë&Kryetarë Dege të Sigurimit dhe Hetuesisë Kriminale të Shtetit (që me diploma falco janë konvertuar ‘Juridiks’ dhe ‘Doktorë Shkencash’ … dhe pjesa tjetër mediokër deri për t’u mëshiruar (që vënë syze miopi për t’u dukur intelektualë)…
Ky komision, dhe jo vetëm, do të futet në historinë e Parlamentit dhe reformave të mbrojtjes si komisioni i turpit, kriminelëve dhe perversëve.
Siguroj këdo kontribues dhe të shqetësuar se mund të dojë ca kohë por nuk do të vonojë shumë që këto MONSTRA (dhe ata që heshtin), do të përgjigjen për të gjithë këtë histori turpi dhe arrogancë staliniste mbi sistemin e sigurisë dhe qasjen bolshevike me asetet strategjike të mbrojtjes’.
Prononcimin publik të mësipërm të mbushur me mllef haptazi politik, e konsiderojmë ngjarje të rëndë dhe shkelje të paprecedentë te marrëdhënieve institucionale, shkelje të rëndë të legjislacionit shqiptar në fuqi, të statusit të ushtarakut, të etikës dhe ligjit për depolitizimin, si fyerje dhe shpifje ndaj veprimtarisë së Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe deputetëve të tij.
Është i pakuptueshëm njëkohësisht burimi i këtij ‘frymëzimi’, motivet të cilat i vlerësojmë se bien në kundërshtim të hapur me funksionet dhe detyrën që ai kryen si këshilltar pranë Presidentit të Republikës. Në këto kushte, krahas vënies në dijeni të këtij akti dhe qëndrimi jo normal të z. Pirro Ahmetaj, ju kërkojmë të thirret nga Presidenti për të sqaruar përmbajtjen e kësaj deklarate, të bëni vlerësimin përkatës duke informuar për sa më sipër Kuvendin e Shqipërisë.
Znj. Ministre, duke qenë se prononcimet publike të Ushtarakut Aktiv Gjeneral Brigade Pirro Ahmetaj vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe me ligjet në Republikën e Shqipërisë, me ligjet që normojnë veprimtarinë dhe drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kërkojmë: Nisjen e procedurave disiplinore për ushtarakun Pirro Ahmetaj me gradë Gjeneral Brigade, me detyrë Këshilltar Ushtarak pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore si dhe marrjen e masave që parashikon ligji në këto raste. Mbetemi në pritje të reagimit të institucionit që ju drejtoni.
Me respekt
Spartak Braho
Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.