Kryeministri Edi Rama ka modifikuar sot premtimin për shëndetësinë falas. Në një takim me operatorë privatë në fushën e shërbimeve shëndetësore, temë diskutimi ka qenë lufta frontale kundër informalitetit.
Përkundër, premtimit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, ku premtohej “Kujdes shëndetësor me mbulim universal; shërbim shëndetësor falas sipas nevojës, për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri”, si edhe përkundër “sanksionimit” në programin qeverisës, sipas të cilit nuk mungon angazhimi për atë që, “Do të ndërtojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit të kujdesit shëndetësor, duke siguruar që askush të mos përballet me pengesa financiare, moshore, gjinore, gjeografike apo kulturore në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, Edi Rama, ka modifikuar sot premtimin në këtë takim, duk “i shtuar një bisht”.
“Shëndetësia falas e pamundur nëse nuk godasim informalitetin”, ka shtyrë “pa afat” edhe një tjetër premtim kryeministri Rama, ndërsa pritej që ky shërbim falas në shëndetësi, tashmë të ishte realitet.






