Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritan Zagani për azil në Itali, Interforca kërkon dosjen e tij

11/09/2015
Dritan Zagani për azil në Itali, Interforca kërkon dosjen e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skuadra speciale e policisë italiane e njohur si Interforca kërkon informacione në Prokurorinë për Krime të Rënda për dosjen e ish-shefit të antidrogës së Fierit Dritan Zagani.
Me anë të dy shkresave të ndryshme, Interforca italiane kërkon të dhëna për dosjen hetimore ndaj Zaganit, vetëm pak ditë pas publikimit të rrëfimit të tij në media. Në shkresat zyrtare, thuhet se kërkohet informacion që nga nisja e hetimit për rrjetin e trafikut të drogës ku është arrestuar edhe ish-shefi i antidrogës. Materialet dhe provat që implikojnë atë në rrjetin e trafikut të drogës, qëndrimin e tij gjatë fazës hetimore përballë prokurorëve të çështjes, akuzat zyrtare dhe gjendjen faktike të procesit gjyqësor në ngarkim të tij.
Burimet thonë se nuk jepen detaje për arsyen e këtyre kërkesave, por mendohet se Dritan Zagani ndodhet në Itali ku edhe ka aplikuar për procedurat e azilit politik.
Gjithashtu, hidhen dyshime se pala italiane po kryen verifikimin e të deklarimeve të tija, pasi në momentin e arrestimit në Shqipëri organi i procedurës akuzoi Zaganin për dhënien e informacionit për trafikun e drogës palës italiane dhe jo institucionit ku punonte.
Por, kjo alibi ende nuk është zyrtarizuar, pasi në përfundim të hetimeve Dritan Zagani akuzohet për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “mos kallëzimit të krimit”.
Sipas akuzës, ai nuk informonte eprorët e tij në polici për rrjetet e trafikut të drogës. Pretendim ky që është kundërshtuar me forcë nga vetë Zagani, i cili edhe në intervistën e dhënë nga arratia akuzoj efektivë të policisë dhe drejtues të saj për shitjen e informacionit të tij tek trafikantët e drogës. Në rrëfimin disa minuta, ai tregon edhe emrat e personave që mendohet se kanë shitur këto të dhëna duke implikuar ata në mbrojtje të trafikantëve të drogës, deri edhe te të afërmit e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.