Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëri-Serbi, deri në 50 mijë prenotime. Por stadiumi merr vetëm 12700

12/09/2015
Shqipëri-Serbi, deri në 50 mijë prenotime. Por stadiumi merr vetëm 12700
Share on FacebookShare on Whatsapp

Burime të besueshme nga Federata Shqiptare e Futbollit(FSHF) thanë se praktikisht 70% e stadiumit mund të quhet e prenotuar që tani për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shkruan gazeta panorama sport, ndërkohë që mbetur më pak se një muaj nga zhvillimi i ndeshjes.

Përtej interesimit të jashtëzakonshëm, që nuk është hasur kurrë më parë, fatkeqësisht vetëm 12.700 tifozë do të kenë mundësi ta ndjekin takimin nga shkallët e stadiumit Elbasan Arena.

elbasan arena e mire

Burime në FSHF tregojnë për gazetën se që pas hedhjes së shortit për kualifikueset e Europianit dy vite më parë, kanë mbërritur kërkesa për të prenotuar bileta për ndeshjen e 8 tetorit.

“Është një interesim i jashtëzakonshëm. Nëse për ndeshjet e kaluara ka pasur deri në 30 mijë veta që donin të pajiseshin me biletë, për Serbinë numri i tyre mund të shkojë në 50 mijë. Institucione të ndryshme të shtetit, kompani vendëse e të huaja, agjenci menaxhimi e emigrantë shqiptarë kanë kërkuar të rezervojnë prej kohësh biletat për Serbinë”, tregojnë burime në FSHF.

Në këtë të fundit, duket se janë në një siklet të madh për selektimin e të interesuarve që duan të rezervojnë. Pritet që listat e rezervimeve të rishikohen në ditët në vijim, ndërsa për vetë rëndësinë që ka përballja, organizimi duhet të jetë model.

Në ndeshjen ndaj Portugalisë për herë të parë u aplikuan biletat e personalizuara. Edhe këtë herë do të ndodhë e njëjta gjë, por masat pritet të jenë më të rrepta.

Policia do të marrë masa që tifozët të kontrollohen para hyrjes në stadium edhe për armë apo sende të tjera të rrezikshme.

Nga FSHF mësohet se ajo pjesë e biletave që pritet të hidhet në treg, do të ketë të njëjtat çmime si në ndeshjen ndaj Portugalisë. Pra, nga 10 mijë lekë të vjetër pas porte deri në 100 mijë lekë të vjetër në tribunat qendrore. Shumica e kapacitetit të stadiumit ka një çmim që varion nga 10 mijë lekë të vjetër, deri në 30 mijë lekë.Jorgis Memo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve. Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

04/05/2026
Berisha: Irena Gjoka ka marrë 3 pasaporta me mbiemra të ndryshëm

Berisha: Irena Gjoka ka marrë 3 pasaporta me mbiemra të ndryshëm

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve. Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.