Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëri-Serbi, përfshihet edhe Shërbimi Sekret

14/09/2015
Shqipëri-Serbi, përfshihet edhe Shërbimi Sekret
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit deklaruan sot se po bashkëpunohet edhe me shërbimin sekret të Shqipërisë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbië në fillim të tetorit, kryesisht në rastin e shitjes së biletave.

Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku tha se masat e sigurisë do të jenë shumë të rrepta për takimin me Serbinë dhe i kërkon tifozëve, që të tregojnë qytetari dhe të mbështesin kombëtaren drejt fitores.

shulku

Zoti sekretar, le të përqëndrohemi pak te kombëtarja shqiptare e futbollit, ose më mirë te ndeshja me Serbinë. A i ka filluar FSHF përgatitjet për këtë ndeshje dhe konkretisht çfarë përgatitjesh po bën?

Masat do të jenë shumë të rrepta për këtë ndeshje, pasi ndeshjen e kaluar me Portugalinë, ishit dëshmitarë të risisë sonë me bileta të personalizuara. Kjo do të thotë se ka qenë një stadium i monitoruar plotësisht. Këtë radhë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të jetë shumë më i rreptë kontrolli. Ne do të kërkojmë që në stadium të vijnë tifozë, të cilët do të jenë aty vetëm për të përkrahur kombëtaren shqiptare. Kjo për shkak se një rezultat pozitiv në atë ndeshje, duke pritur edhe rezultatin e takimit mes Portugalisë dhe Danimarkës, do të mund të na çonte drejt ëndrrës së shumëpritur. Megjithatë, meqë më dhatë rastin, do të bëja edhe një thirrje për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në atë ndeshje. Ne kemi parësore rezultatin e ekipit kombëtar, kërkojmë prej tyre qytetari e t’i tregojmë botës se ne dimë të bëjmë tifozeri, ndeshje “fair play” dhe dimë të marrim rezultate pozitive. Kjo është kërkesa ndaj të gjithë atyre që do të jenë të pranishëm në stadium: t’i shërbejnë kësaj ëndrre, që ne e kemi pasur prej shumë vitesh.

Sa u përket biletave, ato ende nuk kanë dalë në treg, por thuhet se gjithçka ka përfunduar dhe ato janë të gjitha të shitura. Sa është e vërtetë?

Kërkesa ka pasur shumë, ndoshta nuk mund ta them numrin e saktë, por mbi 3-fishin e kapacitetit të stadiumit. Ky është një proces nën një monitorim shumë të rreptë. Shitja e biletave do të bëhet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me organe shumë të specializuara, kështu që mendoj se gjatë kësaj jave – ndoshta edhe nga sot që po flasim, – do të fillojë shitja e tyre online. Në të njëjtën kohë do të fillojë edhe shitja e biletave për institucionet zyrtare e kështu me radhë. Hapi i parë do të jetë shitja e biletave online, që normalisht mund të fillojë nga sot.

Shitja e biletave online bëhet normalisht për të parandaluar shitjen e tyre në “treg të zi”…

Ajo që ka qenë gangrenë nëpër ndeshjet e tjera, që shumëkush e quan “treg të zi”, mund të them se është zvogëluar maksimalisht gjatë ndeshjes së kaluar, për të mos thënë që nuk ka ekzistuar. Besoj se personalizimi i biletave e shmang totalisht këtë gjë, ashtu sikurse edhe shitja online, për të cilën mund ta them se me 100% nuk ekziston asnjë mundësi abuzimi.topchannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.