Gjykata ka liruar Sokol Skurën nga burgu

Gjykata ka liruar Sokol Skurën nga burgu

174
0
Shares

Sokol Skura, ish-nëndrejtori i ISKSH që aksidenti me vdekje një 17 vjecar para tri ditëve është liruar nga burgu sot në mesditë. Gjykata e Elbasanit vendosi hetimin në gjendje të lirë pas konsultimit të dokumentacionit që i kishte ardhë nga policia.

Gjyqi është zhvilluar sot në mesditë larg syve të medias ndërkohë burime anonime nga policia lajmëruan më herët për mundësinë e lirimit të tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të ish-drejtorit të ISKSH, Sokol Skura, vjeç 36, banues në Tiranë.

Skuraj u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Rover”, me targa TR 9900 S, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin T.K vjeç 17, banues në fshatin Labinot-Fushë Elbasan, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe gjeti vdekjen

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Skura ka qënë kandidat për deputet i PS-së, në qarkun e Elbasanit në vititn 2013. Më pas u emërua si zëvëndësdrejtor i ISKSH prej ku dha dorëheqjen pasi plasi skandali i shitjes së barnave të rimbursueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY