“Historia na ka mësuar se emigracioni ka qenë një burim që ka sjellë gjithmonë përfitime”.
Kjo është deklarata “optimiste” e kryeministrit Edi Rama ndërsa mori pjesë në përurimin e rrugës “Albania” në ambientet e panairit Fiera del Levante të Barit.
Deklarata e kryeministrit që tingëllon edhe e çuditshme, vjen kur Shqipëria është vënë në qendër të kritikave për mosfrenimin e azilkërkuesve në Gjermani. Ndërkohë ai vetëm pak ditë më parë ishte për vizitë në Gjermani dhe refuzoi të takonte azilkërkuesit shqiptar, qoftë edhe për ti përcjellë këtë mesazh “optimist”.
“Kanë kaluar 24 vjet nga ajo ditë dramatike e 8 gushtit 1991 kur 10 mijë shqiptar zbarkuan në brigjet e qytetit të Barit e sot Shqipëria ndërsa falënderon Italinë për ndihmën e dhënë që prej vitit 1991, dëshiron të prezantohet si një vend ndërkufitar i rritur mjaft në nivelin e demokracisë e dinamik në marrëdhëniet ekonomike në sektorin e infrastrukturës dhe në realizimin e gazsjellësit që lidh me rajonin e Pulias”, deklaroi më tej kryeministri Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/