Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE një listë pakënaqësish për zhvillimet në Shqipëri

18/09/2015
BE një listë pakënaqësish për zhvillimet në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Delegacioni i BE-së ka mirëpritur raportin e përgjithshëm të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, të prezantuar dje në Vjenë duke e cilësuar atë gjithëpërfshirës.
“Siç pranohet edhe nga Kryetari i Prezencës së OSBE në raportin e Shqipërisë, janë bërë përpjekje të konsiderueshme, por janë të nevojshme edhe disa reforma të tjera në një numër fushash të rëndësishme, të tilla si: Reforma e administratës publike, reforma në sistemin gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar, mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë edhe ato kundër diskriminimit, si dhe e drejta për lirinë e fesë apo besimit”.
Ashtu si OSBE-ja, dhe BE vëren se korrupsioni mbetet një problem serioz me të cilin Shqipëria duhet të luftojë, edhe në nivelet e zyrtarëve të lartë.
“Pavarësisht përparimit në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar, ai është ende i përhapur në shumë fusha duke përfshirë edhe gjyqësorin, dhe mbetet një problem veçanërisht serioz. Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj dhe të zbatojë strategjinë dhe planin e veprimit anti-korrupsion, të miratuar rishtazi. Lufta kundër krimit të organizuar tregon një trend pozitiv në një numër fushash, me një intensifikim të aktiviteteve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë krimet e lidhura me drogën, krimin ekonomik, dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mesin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duhet të mbetet një prioritet i lartë”.
Një tjetër pikë ku ndalet vëmendja e BE-së është vijimi me reformën në drejtësi, një angazhim i marrë tashmë nga Shqipëria.
“Një reformë e plotë në gjyqësor mbetet vendimtare. Përpjekje më e madhe është e nevojshme për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, me gjyqtarë të përgjegjshëm që respektojnë sundimin e ligjit. Reforma efektive në drejtësi është potencialisht transformuese për Shqipërinë dhe do të mbështesë veprime të tjera për të trajtuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ajo gjithashtu do të inkurajojë investimet e huaja dhe rritjen ekonomike, përmes një klime të drejtë, të bazuar në rregullat e biznesit”.
Bashkimi Evropian ndan vlerësimin e Kryetarit të Prezencës së OSBE-se se një dialog i qëndrueshëm politik mes qeverisë dhe opozitës dhe puna konstruktive në Parlament mbeten elemente të rëndësishme për një proces reformash të suksesshme. Në këtë drejtim, BE-ja i bën thirrje të gjitha partive të përqendrohen dhe të rifillojnë dialogun politik në frymën e transparencës dhe moderimit.
“Ne i mirëpresim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it me qëllim përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri në përputhje me angazhimet dhe standardet e OSBE-së. Bashkimi Evropian inkurajon Shqipërinë për të zbatuar këto rekomandime dhe ato të raporteve të mëparshme. Ne i përgëzojmë përpjekjet e Shqipërisë në njohjen e sfidave të përballjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe në organizimin e një samiti mbi këtë çështje në Tiranë më 19-21 maj 2015. Në fushën e të drejtave të njeriut, Bashkimi Evropian vë në dukje se ndërsa korniza e përgjithshme ligjore ekziston, zbatimi i saj mbetet ende një sfidë dhe janë të nevojshme disa rishikime. Adoptimi i legjislacionit në mënyrë që të sigurojë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues ndaj personave që i përkasin të gjitha minoriteteve mbetet vendimtar. Ne theksojmë vlerën e bashkëpunimit rajonal dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në këtë drejtim. Ne mirëpresim përpjekjet e Prezencës për çuar më tej bashkëpunimin rajonal”
“Bashkimi Evropian i kërkon Prezencës së OSBE-së që të përdorë të gjitha kapacitetet e institucioneve të OSBE-së dhe të punojë ngushte dhe bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë relevantë në mënyrë që të optimizohet rezultati në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për t’u integruar në BE”, thuhet në komunikatën e delegacionit të unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.