Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria, komitet ndërministror për pritjen e refugjatëve nga Siria

20/09/2015
Shqipëria, komitet ndërministror për pritjen e refugjatëve nga Siria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas gjermanes “Bild” dhe anglezes “The Daily Tepegraph”, qeveria shqiptare po bisedon me Bashkimin Europian për të strehuar në Shqipëri të paktën 75 mijë refugjatë sirianë.

Sipas mediave të huaja, sirianët do të strehohen nëpër kazerma të vjetra ushtarake.

Lidhur me këtë çështje pak ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati është përgjigjur për CNN se “Nuk ka negociata e si pasojë nuk ka marrëveshje”.

Por në fakt qeveria shqiptare ka nisur përgatitjen për pritjen e refugjatëve sirianë nëse një gjë e tillë do t’i kërkohet në ditët në vijim nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Rrefugjatët, UNHCR.

Dy burime qeveritare, në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se disa ditë më parë, gjatë një takimi me 7 ministra, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Ndërkohë, të hënën, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, pritet ngritja e një komiteti ndërministror, i cili do të koordinojë punën nëse vendit tonë do t’i kërkohet pritja e emigrantëve. Ky komitet do të shikojë mundësinë e kapaciteteve strehuese për sirianët.

Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare vjen pas disa takimeve të përfaqësuesve të UNHCR-së, të cilët gjatë bisedimeve me zyrtarët shqiptarë kanë hedhur idenë për strehimin në Shqipëri të 3.000 deri në 4.000 emigrantëve.

UNHCR gjithashtu mësohet të ketë kërkuar që Shqipëria të shërbejë edhe si një bazë regjistrimi për refugjatët. Burimet qeveritare janë të rezervuara të thonë nëse kryeminisri Rama është ka rënë dakord me këto kërkesa.

Kërkesat e UNHCR-së dhe vetë BE-së ndaj Shqipërisë vijnë në një kohë kur situata në kufirin kroat mund të dalë jashtë kontrollit nga tejmbushja me refugjatë, të cilët mundohen të udhëtojnë përmes vendeve të Bakllkanit.

Marrëveshja që pritet të arrihet vjen në një kohë kur Shqipëria po riatdheson përditë shqiptarë që kanë marrë rrugën në kërkim të azilit, kryesisht në Gjermnai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.