Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

URDHËRI I KRYEMINISTRIT/Po nuk more kuponin, procedurë për largimin nga puna

20/09/2015
URDHËRI I KRYEMINISTRIT/Po nuk more kuponin, procedurë për largimin nga puna
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 88 mijë e 500 punonjësit e administratës shtetërore do të kenë penalitete deri në largim nga puna, nëse kapen pa marrë kuponin tatimor, sipas një urdhri të kryeministrit Edi Rama “
Për disiplinimin e procedurave të tërhe qjes së kuponit tatimor nga nëpunësit e administratës publike”, i cili e ka çuar atë fillimisht pranë Ministrisë së Financave për zbatim. Më pas ky model do të shpërndahet në të gjithë administratën, përfshirë edhe institucionet e pavarura dhe njësitë vendore.

Të gjithë nëpunësit, që ushtrojnë një funksion publik në një institucion të administratës shtetërore, institucion të pavarur apo njësi të qeverisjes vendore (këtu e më poshtë referuar si nëpunësit) duhet të angazhohen në marrjen e masave për përmbushjen e detyrimit ligjor të marrjes së kuponit tatimor për çdo blerje ose përftimit të shërbimit.

Në këtë dokument specifikohet se Drejtoria e Tatimeve çdo tre muaj duhet të hartojë listën e personave qe ka gjobitur për mos pajisje me kuponin tatimor. Më pas dokumenti i çohet për verifikim Departamentit të Administratës Publike, i cili konstaton nëse mes te ndëshkuarve ka apo jo nëpunës civilë.

Struktura përkatëse e burimeve njerëzore i raporton me shkrim eprorit direkt të nëpunësit ndaj të cilit është marrë masa e gjobës nga administrata tatimore. Dënimi me gjobë i nëpunësve për mosmarrje të kuponit tatimor sipas nenit 125 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore”, përbën shkak për fillimin e procedurave disiplinore ndaj nëpunësit përgjegjës.

Procedurat disiplinore që duhet të merren ndaj punonjësit të administratës publike shkojnë deri në pushim nga puna të tij, nëse ai është gjobitur në mënyrë të përsëritur nga tatimet për faktin se nuk ka marrë kuponin. Të njëjtën praktikë qeveria Rama ndoqi edhe gjatë aksionit kundër informalitetit në sektorin e energjisë, i cili arriti të arkëtonte miliona lekë të ardhura nga punonjësit shtetërorë që nuk kishin paguar faturat e dritave.vizion plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjyqi në Kushtetuese e Shqipërisë, opozita kërkon legjitimimin e komisioneve hetimore

05/05/2026
“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjyqi në Kushtetuese e Shqipërisë, opozita kërkon legjitimimin e komisioneve hetimore

05/05/2026
“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.