Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konflikti me OSBE, Qirko sqaron letrën: Fjalën “tkurrje” do ta kisha fshirë

20/09/2015
Konflikti me OSBE, Qirko sqaron letrën: Fjalën “tkurrje” do ta kisha fshirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk ka asnjë përpjekje të qeverisë shqiptare për të larguar Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, gjatë një interviste për shqiptarja.com shpjegon se nuk kërkohet në asnjë mënyrë largimi i kësaj organizate, dhe as tkurrja e saj.

Qirko sqaron se shkresa e nisur prej tij disa ministrive, ku kërkohej informacion mbi projektet e OSBE-së në vendin tonë, synon vetëm të inventarizojë projektet dhe marrëveshjet, dhe në asnjë mënyrë, nuk ka për qëllim tkurrjen e misionit të OSBE-së. Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së shprehet se në kuadër të një VKM-jë që qartëson rolin e Ministrisë së Jashtme në marrëdhëniet me shtete apo organizata shumëpalëshe, shkresa të tilla ministrive u janë dërguar edhe në lidhje me fondet që vijnë nga shtete apo organizata të tjera.

Duke shpjeguar letrën që u është dërguar institucioneve ai thotë se fjala “tkurrje” e përfshirë në tekst nuk i ka rënë ën sy. “Shkresat që më kanë ardhur për këtë çështje drejtuar institucioneve kanë qenë një vandak i madh. Por kjo shkresë nuk ka të bëjë me rishikimin e statusit të OSBE-së në vendin tonë. Absolutisht nuk ka të bëjë. Fjala “tkurrje” është një frazë parazitare, të cilën sinqerisht, nuk e kam parë me vëmendje, se po ta kisha parë do ta kisha fshirë. Por qëllimi i kësaj shkrese dhe të tjerave, ka qenë pikërisht ky, inventarizimi i projekteve, marrëveshjeve që kemi në marrëdhëniet dy palëshe, shumëpalëshe e kështu me radhë”, shpjegon zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjyqi në Kushtetuese e Shqipërisë, opozita kërkon legjitimimin e komisioneve hetimore

05/05/2026
“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjyqi në Kushtetuese e Shqipërisë, opozita kërkon legjitimimin e komisioneve hetimore

05/05/2026
“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.