Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Turistët” shqiptarë kontrollojnë tregun e drogës në Zvicër

21/09/2015
“Turistët” shqiptarë kontrollojnë tregun e drogës në Zvicër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupet e organizuara nga Ballkani furnizojnë të varurit e drogës në Thurgau, kanton në veri-lindje të Zvicrës me heroinë e kokainë. Policia tashmë ka arrestuar dhjetëra shpërndarës droge brenda këtij viti. 5 prej tyre vijnë nga Shqipëria. Grupet e tyre janë të organizuar në mënyrë hierarkike.
Një 27-vjeçar shqiptar po priste në një vend parkimi në Frauenfeld klientët e tij. Ai kishte 700 gramë kokainë me vete. Por nuk arriti ta bënte shitjen sepse u arrestua nga policia e Thurgaut.
2 javë më vonë, në afërsi të stacionit të Frauenfeld, investigatorët kapën një 19-vjeçar. Në rrobat e tij kishte fshehur heroinë. Edhe ai vinte nga Shqipëria. Të dy këta persona vinin si turistë në Thurgau.
Me dhjetëra herë policia ka mundur të vërë në pranga trafikantë droge këtë vit në Thurgau. Në 5 raste, të arrestuarit vinin nga Shqipëria. Policia zvicerane ngre pyetjen “A është tregtia e drogës në Thurgau në duart e shqiptarëve?”, shkruan gazeta zvicerane Thurgauer Zeitung.
“Tregtia e heroinës dhe kokainës dominohet nga grupet e organizuara të Gadishullit Ballkanik”, konfirmon Daniel Metzler, zëdhënësi i policisë.
Në Thurgau, ka kryesisht grupe aktive nga Serbia e Shqipëria, që përfshijnë edhe anëtarë të kombeve të tjera.
A e kontrollon mafia shqiptare trafikun e drogës në Thurgau?
Termi mafia nuk është i duhuri sipas policisë vendase.
 Sipas policisë, trafikantët e drogës që janë aktivë atje janë pjesë e grupeve të ndryshme me struktura të organizuara. Nuk ekziston një rrjet i njohur kriminal. Termi mafia lidhe me grupime që e zgjerojnë aktivitetin e tyre përmes grabitjes, dhunës dhe ndikimit politik e ekonomik. Por kjo gjë nuk ishte e dukshme në Thurgau.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Policisë, vitet e fundit janë krijuar depo të mëdha heroine në vendet e ndryshme të Europës Juglindore. Me dorëzimin e drogës merren kryesisht grupet kriminale turke. Shpërndarja e mëtejshme e heroinës në drejtim të Europës Perëndimore dhe Qendrore bëhet kryesisht nga grupet shqiptare.
Ata e kalojnë drogën kontrabandë përmes rrugëve të ndryshme në sasi që arrijnë deri në 100 kg.
Si mjete transporti zakonisht përdorin makinat dhe kamionët. Sipas Zyrës Federale të Policisë, grupet shqiptare janë të organizuara në mënyrë hierarkike. Çdo individ ka një funksion specifik.
Sasi kilogramësh droge kalojnë nga Gjermania, Franca, Austria e Italia me rrugë të ndryshme për në Zvicër. Droga më pas shpërndahet tek shitësit që furnizojnë klientët.
Policitë e të gjitha qyteteve bashkëpunojnë me njëra tjetrën në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.