Tiranë një arrestim, lokalin pa leje te lotove e kishte shndërruar në...

Tiranë një arrestim, lokalin pa leje te lotove e kishte shndërruar në vendpërdorim droge

158
0
Shares

Foto Ilustruese

Seksioni i Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Tiranë arrestoi dje në flagrancë shtetasin Irdi Zhegu, 36 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një kazinoje në rrugën “Sami Drashri”, sepse ka kryer veprën  penale të “Përshtatje të ambienteve për përdorim droge”, “Organizimit të lotarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të pa lejuara”, parashikuara nga nenet 285/a,  197 dhe 198 të Kodit Penal.
Të njëjta burime saktësojnë se filloi  procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka krye veprën  penale të “Organizimit të lotarive të pa lejuara”  dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të pa lejuara” të parashikuara nga nenet  197 dhe 198 të Kodit Penal. Pasi në këtë kazino në rrugën “Sami Frashëri”, në një dhome në katin e dyte janë gjendur tre pjata porcelani ngjyre të bardhë, dy letra bixhozi njëra e kuqe dhe tjetra e zezë si dhe një sasi (mbetje) pluhuri ngjyrë e bardhë e derdhur mbi komodinë e cila u mblodh në një letër të bardhë, me peshë 1 gram.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Sasia prej 1 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Tre pjata porcelani me mbetje lëndë të dyshuar “Kokainë”, së bashku me dy letra bixhozi dhe 8 (tetë) kompjutera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY