Prokurori i Antimafias i Leçes: Dikur klandestinë me gomone, sot Shqipëria sjell...

Prokurori i Antimafias i Leçes: Dikur klandestinë me gomone, sot Shqipëria sjell drogë në Itali

101
0
Shares

Prokurori i Antimafias i Leçes, Cataldo Motta ka deklaruar se rruga e trafikut të drogës Shqipëri – Itali është ende shumë e përdorur nga trafikantët ndërkombëtarë, duke e cilësuar si një nga më aktivet.
“Grupet kriminale shqiptare të cilat vite më parë drejtonin trafikun e njerëzve drejt Salentos, në një moment e braktisën atë dhe u nisën të ngarkonin gomonet me drogë, siç tregojnë dhe sasitë e mëdha të drogës së kapura në brigjet e Leçes. Edhe heroina, e cila është e provuar se vjen nga Pakistani dhe Afganistani, vijon të vijë transit në Itali nga Shqipëria”, u shpreh prokurori Motta.
Deklarata e tij u bë në një konferencë të posaçme për finalizimin e një aksioni të dyfishtë gjatë fundjavës ku u sekuestruan 60 kg kanabis, 3 kg heroinë si dhe 3 kallashnikovë të cilët kishin ardhur nga Shqipëria me rrugë detare.
 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO/ Drogë dhe kallashnikov vërshojnë nga Vlora, policia italiane e detyruar ti bllokojë
/web/FOTO_Droge_dhe_kallashnikov_vershojne_nga_Vlora_policia_italiane_e_detyruar_ti_bllokoje_7475_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY