Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS eksporton problemet e saj te LSI

23/09/2015
PS eksporton problemet e saj te LSI
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zgjedhja e kryetarit të këshillit të qarkut të Gjirokastrës përplasi dje, përfaqësues të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PS-së, Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të qarkut propozuar nga aleanca e majtë. Por ndërkohë nga ana tjetër LSI pranon se ka pasur një marrëveshje paraprake, që kandidatura për kryetar qarku të propozohej nga PS, por me konsensus.
Ndryshe nga PS, LSI thotë se nuk ka krisje në koalicion. Edhe pse bashkinë e qytetit e ka fituar kandidatja e LSI, Zamira Rami duket se as kjo e fundit nuk ka bashkuar votat me PS për të mbështetur propozimin e saj. Debati në këto zgjedhje nisi pas vetëpropozimit të ish-kryetarit të qarkut Gjirokastër, Sulo Muçobegaj që u fut në garë krahas emrit të propozuar nga PS, Armand Hila. Ky i fundit u zgjodh kryetar i këshillit të qarkut Gjirokastër me 12 vota pro, vetëm një votë më shumë nga ish-kryetari Muçobegaj.
Sipas Guçes, LSI ka shkelur marrëveshjen, duke votuar kandidatin e vetëshpallur, Sulo Muçobega. Ai ka shtuar se shkelja e marrëveshjes së mëparshme me LSI tregon krisjen e këtij koalicioni që bllokoi edhe vazhdimësinë e mbledhjes për konstituimin e Këshillit të Qarkut dhe zgjedhjen e nënkryetarit.
Në përfundim të procesit të votimit grupi i këshilltarëve të majtë përjashtoi nga ky grupim ish-kryetarin e vetëpropozuar për rikandidim Sulo Muçobegaj, ndërsa pritet një tjetër takim i mëvonshëm për pikat e tjera të rendit, atë të zgjedhjes së nënkryetarit, ku mbetet për t’u parë nëse PS – LSI do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndërkohë, deputeti i LSI-së, për Gjirokastrën, Vangjel Tavo, tha për “Gazeta Shqiptare” se, “kushdo që përpiqet që problemin që ka brenda PS ta eksportojë drejt LSI-së e koalicionit bën shumë gabim, sepse LSI shquhet për mbajtjen e fjalës dhe të premtimeve si dhe të marrëveshjeve që ka bërë ndër vite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.