Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRGJIMET/ Diplomimi në Universitetin e Elbasanit, mjafton të kesh mik Altin Cenollin dhe të njohësh “Facebook” e “Twitter”

24/09/2015
PËRGJIMET/ Diplomimi në Universitetin e Elbasanit, mjafton të kesh mik Altin Cenollin dhe të njohësh “Facebook” e “Twitter”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen përgjimet e pedagogëve të Universitetit të Elbasanit dhe shoferit të drejtorit të Ujësjellësit, Jani Muslli, i cili u diplomua me ndërhyrjen e shefit të tij. Pyetjet e komisionit të diplomës: Nga ndryshon Facebook-u me Twitter-in? A më ke bërë mua shok në Facebook?, e bënë shoferin Ujësjellësit t Elbasanit me diplomë.
Hetimet e skandalit të matësve në Ujësjellësin e Elbasanit kanë nxjerrë në pah një skemë të tërë korrupsioni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Fillimisht hetimet nisën për tenderin 3 milionë euro, ku dyshohet se drejtori i Ujësjellësit, Altin Cenolli është përfshirë në një aferë korruptive, por nga përgjimet u zbulua edhe një rrjet që ndikonte te pedagogët e Universitetit të Elbasanit.
Sipas prokurorisë, drejtori i Ujësjellësit merrte porosi nga studentë të ndryshëm, të cilët kundrejt pagesës përfitonin nota kaluese. Si ndërmjetës ishte shtetasi Gazmend Loshi, biznesmen në qytetin e Elbasanit dhe mik i drejtorit Cenolli.
Bashkë me ta në këtë aferë është përfshirë edhe shoferi i drejtorit, shtetasi Jani Muslli, i cili është arrestuar për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
universiteti-aleksander-xhuvaniPërgjimet më të shumta janë kryer përgjatë muajit korrik, i cili është sezon provimesh në Universitetin e Elbasanit.
Por bisedat e përgjuara tregojnë se provimet madje dhe diplomat në Universitetin e Elbasanit merren lehtë, mjafton të kesh bërë shok në Facebook profesorin.
E njëjta gjë ka ndodhur me diplomimin e shtetasit Jani Muslli, i cili pasi kishte paguar për provimin, kishte futur ndërmjetës shtetasin Gazmend Laloshi.
Ky i fundit kishte marrë përsipër të fliste me 4 nga 5 anëtarët e komisionit të diplomës, të cilët sipas përgjimeve rezultojnë “dashamirës” ndaj Musllit, i cili arrin të diplomohet. Po nga përgjimet rezulton se njëri prej anëtarëve të komisionit të diplomës është “sjellë keq” me studentin, të cilit i ka ndërruar tezën dhe nuk e ka lejuar të kopjojë duke i thënë të futë telefonin në xhep.
Por shpëtimi ka ardhur nga profesor R., i cili e ka marrë studentin dhe i ka bërë disa pyetje të tipit: Ku ndryshon Facebook nga Tëitter? Po Instagrami? A e ka bërë shok profesorin në Facebook?
Studenti i është përgjigjur ‘po’ dhe kaq ka mjaftuar për të përfunduar seancën e pyetjeve me gojë duke i thënë studentit Jani Muslli që të priste notën jashtë.
Pas pak çastesh ai ka mësuar se kishte marrë notë kaluese duke u diplomuar në Universitetin e Elbasanit. Pas diskutimeve me njëri-tjetrin, anëtarët e komisionit kanë vendosur të diplomojnë shoferin e drejtorit pasi për të kishte ndërhyrë vetë drejtori, shtetasi Altin Cenolli.

(Mapo)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.