Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Banda italo-shqiptare me dron e prostituta vodhi djathë me vlerë 785 mijë euro

25/09/2015
VIDEO/ Banda italo-shqiptare me dron e prostituta vodhi djathë me vlerë 785 mijë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e qytetit të Modenës në bashkëpunim me atë të Foxhias e Kremonës kanë arrestuar  11 persona, 9 italianë dhe 2 shqiptarët Ernold Frakulli e Armando Aliko, anëtarë të një bande që gjatë dy viteve të fundit kishin grabitur 7 stabilimente të zonës duke vjedhur rreth 2039 copë djathë Parmiggiano Reggiano me vlerë prej 785 mijë euro, 15 tonë fruta deti të ngrira e shishe shampanjë me vlerë prej 135 mijë euro.
Djathi Parmiggiano Reggiano është një nga prodhimet më të mira “Made In Italy”, mjaft i shtrenjtë e shpesh herë është nën shënjestrën e bandave kriminale për ta shitur më pas në tregun e zi.
Policia italiane bën me dije se kjo bandë zotëronte dy drona të telekomanduar me videokamera për të individualizuar rrugët e hyrjes e të daljes nga këto stabilimentet si dhe mallin që gjendej brenda tyre.
Gjithashtu përdornin prostituta me origjinë nga Europa Lindore si roje gjatë operacioneve të grabitjes si dhe mjete të rënda transporti, armë e aparate elektronikë për të çaktivizuar sistemet e alarmit.
Komandanti i Policisë së Modenas Enriko Tasi ka pohuar për mediat italaine se anëtarët e kësaj bande ishin të lidhur më organizatat kriminale në territoret e zonës Veriore e qendrore të Italisë. Tre anëtarë të bandës gjatë natës së shkuar po hynin në aksion për të kryer një tjetër grabitje në territorin e Modenës, por u arrestuan në flagrancë.
Shoqata e fermerëve italianë Coldireti ka falënderuar forcat e policisë italiane për këtë operacion duke konfirmuar se djathi Parmigiano Reggiano është produkti më i vjedhur në botë, në stabilimente në supermarkete si dhe në identitetin e tij, duke i falsifikuar markën.

Të arrestuarit
Ernold Frakulli,
Armando  Aliko lindur më 1975,
Mario Sciarappa lindur më 1963,
Loberto Savino lindur më 1966,
Stefano Palamuso lindur më 1975,
Antonio Di Meo lindur më 1966,
Gaetano Sciarappa lindur më 1983,
Pasquale Rinaldi lindur më 1989,
Benito Petracca lindur më 1990
Antonio Vincenti lindur më 1982,
Mario Sciarappa lindur më 1963.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.