Deputetja Mesila Doda largohet zyrtarisht nga PD

Deputetja Mesila Doda largohet zyrtarisht nga PD

65
0
Shares

Deputetja Mesila Doda është larguar përfundimisht nga PD dhe grupi parlamentar I saj. Nëpërmjet një letre të hapur, deputeja Doda thotë se largohet me keqardhje nga partia, për të cilën ishte një prej themeluesve të saj.

Ajo thotë se prej kohësh ka qënë e mënjanuar në grupin parlamentar të PD-së dhe në aktivitetet politike të saj. Gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjedhjet në bashki ajo nuk u përfshi në asnjë prej zonave.

Sipas Dodës, PD e mënjanoi qysh prej momentit kur ka votuar në Parlament për heqjen e imunitetit të Doshit dhe Frrokut. Mesila Doda thotë se urdhërin e largimit e mori nga nënkryetari I PD, Edi Paloka.

Mesila Doda është deputete e PD-së që prej vitit 2009. Më herët ajo ka qënë gazetare dhe kryetare e KKRT si dhe një kohë ka punuar edhe në kabinetin e Ilir Metës kur ky ishte Kryeministër.

Doda mori pjesë në grevën e urisë së studentëve në vitin 1991, rezultat I së cilës ishte rrëzimi I monumentit të dikatorit Hoxha nga sheshi Skënderbej në Tiranë.

Pritet që ajo ti bashkangjitet grupit të PDIU, një parti që prej disa muajsh I është bashkangjitur koalicionit qeverisës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY