Kremtohet 1-vjetori i vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në vendin tonë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
Kjo veprimtari e organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe e drejtuar nga Imzot Angelo Masafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult u zhvillua në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.
Gjatë këtij kremtimi u prezantua libri “Papa Françesku në Shqipëri” dhe të pranishmit, mes të cilëve ishin përfaqësues të Trupit Diplomatik, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni, drejtues të komuniteteve fetare në vend, etj., përjetuan edhe një herë së bashku çastet më të rëndësishme dhe më mbresëlënëse të Udhëtimit Apostolik të Shenjtërisë së Tij duke ndjekur edhe një dokumentar të shkurtër filmik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/