PD ka denoncuar sot spastrimet politike në administratë, në Jug të Shqipërisë, që po bën, sipas saj, Koço Kokëdhima.
“Operacioni i Partisë për spastrime nga puna dhe krijimin e vendeve për militantët ka nisur edhe në Jug, nën drejtimin e komisarit Kokëdhima”, u shpreh Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, sot në një dalje para medieve.
Duke bërë të ditur se ky spastrim ka filluar, Ristani e quan këtë një akt skandaloz.
“Pasi mori gjithë zonën e Jugut nën zotërim me dekret të posaçëm nga Edi Rama, puna e parë e Koços ka qenë kalimi në sitë i administratës, identifikimi i çdokujt që mund të ketë biografi jo të mirë.
Ja ku është shkresa që zyra e Kokëdhimës ka shpërndarë për gjithë institucionet, ku i kërkohet me urgjencë të plotësohen formularët për çdo punonjës të administratës.
Plani i partisë ka nisur të zbatohet, dhe një furtunë shkarkimesh priten në gjithë zonën që ka nën komandë Kokëdhima.
‘Konsiderojeni prioritet’, thotë urdhri i Koços, dhe për ata që kanë deri në 20 punonjës u jep afat 1 ditë, për ata që kanë nga 20 deri në 50 punonjës u jep afat 2 ditë, për ata që kanë 50 deri në 100 punonjës u jep 3 ditë, dhe 5 ditë kohë kanë ata që kanë mbi 100 punonjës.
Ky është një akt skandaloz i shkatërrimit të administratës, i konsiderimit të institucioneve publike si pronë e partisë.
Eshtë një kthim mbrapa dhe minim i një prej prioriteteve kyçe në rrugën e integrimit europian.
Aq më tepër kur i gjithë Jugu i besohet një personi si Koço, e kritereve të tij, një deputet i spikatur në emërimet kriminale që ka bërë deri tani, një frymëzues i mbjelljes së hashashit, një shkelës i përsëritur i ligjit dhe i Kushtetutës”, shprehet Ristani.
Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet, ndërsa paralajmëron se do të vihen në dijeni edhe partnerët ndërkombëtarë.
“Ne i kërkojmë Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për këtë shkelje të rëndë dhe të informojë opinionin publik mbi ecurinë e procesit.
Partia Demokratike do të vërë në dijeni partnerët ndërkombëtarë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian për këtë akt skandaloz të shkatërrimit të administratës.
Partia Demokratike do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur administratën dhe nëpunësit dhe ne i ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkarkimit të padrejtë nga detyra.
Ky është fundi i një pushteti të inkriminuar, dhe shumë shpejt administrata do të çlirohet nga ky sundim, punonjësit do të kenë garancitë që meritojnë”, përfundon deklaratën e tij Ristani.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve DRONI.al, që prej tre javësh ka denoncuar këto spastrime në administratë, duke publikuar korrespodencën, si edhe dokumente të tjera që paralajmëronin një gjë të tillë.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
ZBULOHET E-MAILI/ PS përgatit database-n e të punësuarve në shtet, gati spastrimet
/web/ZBULOHETEMAILI_PS_pergatit_database_n_e_te_punesuarve_ne_shtet_gati_spastrimet_6911_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/