Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zvicra do i kthejë popujve respektivë thesaret e diktatorëve

29/09/2015
Zvicra do i kthejë popujve respektivë thesaret e diktatorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Muamar Gadafi, Mobutu Sese Seko, Jean Claude Duvalier, Ferdinando Marcos nuk kanë të përbashkët vetëm faktin që ishin mes diktatorëve më të dhunshëm në histori. Ata gjithashtu kanë pasur llogari bankare në Zvicër, llogari të mbushura nga paratë e vjedhura popujve të tyre.
Një njollë që Zvicra e mban prej dekadash, por që mund të shlyhet nga ligji më i ri në këtë vend, që i jep më shumë fuqi qeverisë që të lirojë dhe konfiskojë llogaritë e politikanëve problematikë dhe kthimin e pasurisë së diktatorëve tek shtetet e origjinës.
Ministria zvicerane e Drejtësisë thotë se në bankat e federatës janë rreth 5 miliardë franga zvicerane që i përkasin politikanëve që kanë pasur probleme ose pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë. Një shifër e vogël, nëse marrim parasysh se bankat zvicerane strehojnë rreth 2400 miliardë, por sidoqoftë përbën një dëm të madh të imazhit të vendit.
Ligji i ri e vendos tashmë Zvicrën në pararojë të luftës kundër parave të pista. Një prej ndryshimeve kryesore është neni që thotë se në rast parash që dyshohet se vijnë nga krime, nuk i takon më autoriteteve zvicerane të vërtetojnë këtë, por zotëruesve të tyre të vërtetojë të kundërtën. Qeveria kështu e ka shumë më të lehtë të bllokojë dhe sekuestrojë llogaritë e dyshimta.
Lista e personazheve të diskutueshme që kanë të bëjnë me bankat zvicerane, veç atyre që u përmendën, përfshin ish-liderin tunizian Ben Ali, ish-presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, kryeministrin indonezian Naxhib Razak madje edhe vajzën e kryeministrit uzbek.
Pavarësisht këtij ligji radikal, ekspertë të shumtë thonë se Zvicra ka ende punë për të bërë, pasi edhe ky ligj i ri nuk frenon fluksin e madh të parave që hyjnë në bankat zvicerane, të cilat shpesh pranohen pa pyetje të tepërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
Aktorja kosovare nderohet me Oscar

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.