“Komploti kundër Metës”, Llalla nis hetimet për shqetësimet e baba Takut

“Komploti kundër Metës”, Llalla nis hetimet për shqetësimet e baba Takut

55
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vënë në lëvizje prokurorinë e kryeqytetit për të verifikuar informacionet që deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Braho i kishte renditur në një letër-sekrete dërguar krerëve të institucioneve. Burimet thonë se letra është marr në dorëzim nga prokurorja e çështjes Antoneta Sevdari e cila ka nis verifikimin e pretendimeve të deputetit Braho.
Ndërkohë ende nuk dihet në se prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje për këtë takim deputetin Doshi apo do të kryej verifikimi mbi ndihmën e mundshme që ish-deputeti I PS-së i ka dhënë familjes së Kastriot Ismailajt.
Mësohet se në letër, ndër të tjera Braho pretendon se ish-deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi dhe ish-ministri i energjetikës Dritan Prifti po manipulojnë të arrestuarin Kastriot Ismailaj. Braho pretendon se Doshi dhe Prifti kanë takuar bashkëshorten e Ismailajt në një nga lokalet e hoteleve të njohura në Tiranë, ku kanë kërkuar që të ndikoj te bashkëshorti Kastriot Ismailaj të dëshmoi dhe implikoj në aferën e kompanisë CEZ-shpërndarja kreun e Kuvendit Ilir Meta. Kreu i komisionit të sigurisë, dyshon se Doshi me anë të presionit kërkon që i arrestuari Ismailaj të pranoi faktin se ka qenë Meta ai që e ka prezantuar me drejtuesin e kompanisë CEZ-shpërndarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY