Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri viziton dhe takon në zyrën e tij...

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri viziton dhe takon në zyrën e tij kryeparlamentarin Ilir Meta

101
0
Shares

Për rreth 20 minuta në zyrën e tij Meta ka pritur ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe në përfundim të takimit asnjëri prej tyre nuk foli për mediat.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri takon Kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi mes tyre nisi rreth orës 11:00 të paradites së sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa nuk dihet ende për çfarë kanë diskutuar në këtë takim, që zgjati vetëm 20 minuta.
Edhe pse nuk bëhen të ditura detajet e takimit mendohet se ai është zhvilluar pikërisht për letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i cili fliste për një skenar të Tom Doshit dhe Dritan Priftit për të destabilizuar Shqipërinë.
Dje kryeparlamentari Ilir Meta është takuar edhe me Kreun e Shtetit Bujar Nishani si dhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY