“Komploti kundër Metës”, Prokuroria urdhëron pyetjen e “baba Takut”, Doshit dhe Priftit

“Komploti kundër Metës”, Prokuroria urdhëron pyetjen e “baba Takut”, Doshit dhe Priftit

68
0
Shares

Një ditë pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i ngarkoi prokurores Antoneta Sevdari, hetimin për letrën e Spartak Brahos, prokurroia ka urdhëruar sot, marrjen në pyetje të autorit të letrës,si edhe të deputetit Tom Doshi dhe ish-ministrit Dritan Prifti, si persona që mund të kenë dijeni.
Po kështu, pasi ka adminsitruar letrën e deputetit të LSI-së, prokuroria urdhëron edhe marrjen në pyetje të Vojsava Ismailajt, bashkëshortes së Kastriot Ismailajt.
Prokuroria ia ka deleguar policisë hetimin për infot e mundshme për këtë çështje.
Këto hetime të prokurorisë, nisën pasi deputeti i LSI-së Spartak Braho ju nisi një letër drejtuesve më të artë të shtetit, ku i informon, sipas tij, se po kurdiset një komplot kundër Ilir Metës dhe se kjo mund të çojë në situata revolte, të pakëndshme në Shqipëri.
Po kështu Braho shprehet në letrën e tij se po kërcënohet Kastriot Ismailaj dhe bashkëshortja e tij, dhe se këto kërcënime janë bërë nga Tom Doshi e Dritan Prifti,me qëllim inkriminimin e kryeparlamentarit në aferat e CEZ.
Braho kërkoi marrjen e tyre në mbrojtje.
Ndërkohë, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt ka mohua të jetë kërcënuar nga Doshi dhe Prifit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY