“Komploti kundër Metës”, Tom Doshi paraqitet për të dëshmuar në Policinë e...

“Komploti kundër Metës”, Tom Doshi paraqitet për të dëshmuar në Policinë e Tiranës

93
0
Shares

Deputeti Doshi u paraqit pranë ambienteve të policisë sonte rreth orës 19:30 minuta.
Pas letrës që kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i dërgoi krerëve të institucioneve shqiptare me pretendimin se Tom Doshi dhe ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, janë për përfshirë një skenar për destabilizimin e vendit, deputeti i Shkodrës ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë dëshminë e tij. Pritet për të dëshmuar edhe Dritan Prifti, si edhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho.
Më herët, në Policinë e Tiranës dha dëshminë e saj edhe bashkëshortja e biznesmenit Kastriot Ismailaj, Vojsava.
Kjo e fundit është përmendur në letrën ‘sekrete’ që Braho i ka dërguar krerëve të shtetit nga ku pretendohet se është kërcënuar nga Doshi dhe Prifti në mënyrë që bashkëshorti i saj, të dëshmojë kundër Ilir Metës në procesin gjyqësor mes kompanisë DIA dhe OSHEE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY