Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta: Akuzat ndaj meje për CEZ, operacion mafioz politik, mediatik dhe financiar i falsifikuar

01/10/2015
Meta: Akuzat ndaj meje për CEZ, operacion mafioz politik, mediatik dhe financiar i falsifikuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ilir Meta folur sot për akuzat e tij, për aferat ndaj CEZ.
Ai e ka quajtur këtë çështje një operacion mafioz politik, mediatik dhe financiar.
Meta tha se raporti të cilit i është referuar agjencia BIRN është i një studioje ligjore të angazhuar nga qeveria e mëparshme dhe jo aktualja dhe se vetë Clifford ka deklaruar se emri i tij nuk përmendet në asnjë praktikë korruptive.
“Të nderuar kolegë deputetë, ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitar të një operacion mafioz politik, mediatik dhe financiar për të përfshirë me domosdo përmes një propagande mashtruese, që nuk mbështetet në asnjë fakt dhe asnjë provë, përmes mashtrimit mafioz të gazetarëve dhe emisioneve dhe natyrisht dhe kolegëve deputetë. Lidhur me hetimin që ka nisur nga një agjenci si BIRN-i dhe lidhur me një kompani që ka angazhuar qeveri, mund të them se gjithçka ka qenë e qartë por i gjithë operacioni i mjerë sepse bazohet mbi falsifikime. Agjencia ka përmendur emrin tim, pasi i referohet raportit të studios që nuk është angazhuar nga qeveria aktuale por e kaluara. Clifford është studio që ka bërë edhe shërbime të tjera, por kjo nuk ka rëndësi. Pas përmendjes së emrit tim nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN-it, e cila ka rritur nivelin e saj të jetesës, Clifford ka bërë një sqarim zyrtar që nuk e ka përmendur emrin e zotit Meta për asnjë transfertë dhe për asnjë praktikë korruptive”, tha Meta.
Kreu i Kuvendit deklaroi se në raport janë përmendur politikanë dhe një ish-kryeministër por jo ai.
“Natyrisht është përmendur fakti që janë përmendur politikanë dhe një ish-kryeministër i proceduar më parë për korrupsion. Ka dalë shumë qartë se ka qenë ish-kryeministër, i cili ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private. Nëse doni me patjetër që të jem unë ky ish-kryeministër, më vjen keq për të gjithë ju. Kompania DIA dhe çdo kompani tjetër se janë edhe 9 të tjera, 80% të borxheve i kanë mbledhur kompani të tjera. Shumica e tyre është krijuar pas një vendimi të ERE-s për të favorizuar KESH-in në dëm të CEZ-it. Një tjetër falsifikim që është bërë nga një njeri tjetër që është në këtë sallë, është se Ilir Meta ka ikur në Pragë për të negociuar për këtë çështje. Mos u merrni me spekulime të tilla. Unë kam qenë ministër dhe jam takuar Hajsek, pasi kompania vazhdimisht nuk i mbante premtimet, Shqipëria ishte pa drita. Nuk e di si e besoni tani. Zotëria e ka bërë të qartë se propozimin për Ismailaj e ka bërë ambasadori në Pragë, duke thënë se ky ishte njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha. Kjo është shumë e qartë. Unë besoj se zoti Berisha nuk është implikuar në këtë. Ne do t’ia themi publikut siç janë të vërteta. Mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, politik, mediatik dhe financiar”, ka theksuar kryeparlamentari.
“As më ka shkuar në mëndje të shkoj në Pragë për të negociuar për çështjen e CEZ. Unë nuk kam qenë atje për të diskutuar për CEZ si ministër i Jashtëm apo Zëvendëskryeministër”, u shpreh më tej Meta.
Kreu i Kuvendit i shpreh në mënyrë të përsëritur i gatshëm për hetim ndërkombëtar.
“Unë jam për hetim ndërkombëtar, jam edhe për hetim amerikan. Kam dëgjuar gjithë mafiozët që thonë se shkrimi është bërë me porosi të ambasadës amerikane. Unë jam nga ata që ballafaqohet me shqiptarët, me amerikanët, me evropianët”, u shpreh Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.