Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ RENEA VRET VRASËSIN E KOMANDANTIT TË FNSH-së

04/10/2015
FOTO/ RENEA VRET VRASËSIN E KOMANDANTIT TË FNSH-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka përfunduar pas rreth 12 orësh rrethimi i vrasësit të komandantit të FNSH-së së Shkodrës. Forcat RENEA që nga Tirana shkuan në ndihmë të efektivëve lokalë të Shkodrës, pas refuzimit për tu dorëzuar, e asgjësuan fizikisht 52-vjeçarin Ruzhi Arishta.
Negociatat dhe thirrjet për tu dorëzuar, nuk e bindën Arishtën të dorëzohej. Jo vetëm kaq, por tentativës së RENEA-s për të ndërhyrë forcërisht, ai ju përgjigj me breshëri arme.
Pas disa momentesh shkëmbimi zjarri, RENEA ka ndërhyrë edhe me autoblinda dhe ndërsa shkëmbimi i zjarrit vazhdoi edhe pas këtij momenti, specialet e Tiranës arritën të vrasin, vrasësin e komandanti të FNSH-së së Shkodrës, si dhe autorin e plagosjes së bashkëfshatarit  të tij.

Vrasja
renena2Gjatë gjithë natës RENEA ka mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes së komandantit të njësisë  të FNSH, Shkodër.  Autori i krimit përgjatë natës  në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të RENEA-s.
Në orën 07.10 në kushtet e ndriçimit të plote efektivat e RENEA-s  i kanë bërë përsëri thirrje të dorëzohet por autori nuk ju është përgjigjur.
Forcat RENEA kanë ndërhyrë në  banesë .  Në momentin e ndërhyrjes autori i krimit ishte fshehur  në aneks të banesës dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj forcave RENEA. Efektivat e RENEA-s i janë kundërpërgjigjur ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit.

Autori
renea3Më herët Arisha kishte plagosur një fqinjin e tij, 21 vjeçarin Besar Sherbela, ngjarje e ndodhur rreth orës 19.00, të mbrëmjes së shtunë, në fshatin Oblikë, të Shkodrës.
Pas kësaj, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër u vunë në ndjekje të autorit të plagosjes.
Rreth orës 19.35, FNSH rrethoi të kërkuarin në një banesë  në kodrën e fshatit, në aksin rrugor Shkodër – Muriqan.
Efektivët e FNSH-së i bënë thirrje Arishtës që të dorëzohej, por ky nuk përgjigjej.
Komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit – banesë njëkatëshe me katër dhoma –  dhe ta befasonte autorin e plagosjes. Sapo ai shpërtheu derën u qëllua me breshëri automatiku kallashnikov nga autori, Ruzhdi Arishta.
Pas breshërisë, menjëherë ndërhynë efektivët e tjerë, të cilët bënë të mundur tërheqjen e Gjetës drejt radhëve të tyre dhe më pas e dërguan atë në spital. Gjeta fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, për ngjarjen, u njoftuan dhe mbërritën në vendngjarje efektivët specialë të RENEA-s, nga Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.