Serbët, 50 mijë euro tifozit shqiptar për trazira në “Elbasan Arena”

Serbët, 50 mijë euro tifozit shqiptar për trazira në “Elbasan Arena”

68
0
Shares

Tifozi i Kombëtares shqiptare, Uliks Ademi, që jeton në Itali, është bërë i njohur kur ka hyrë në fushë gjatë ndeshjes Itali – Shqipëri, në nëntor e vitit të kaluar dhe ka marrë autografin e Lorik Canës. Ai thotë se një grup tifozësh serb në Itali i ka ofruar 50 mijë euro që të shkaktojë trazira në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ademi ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë këtë, ndërsa është ankuar që nuk ka ende biletë për ndeshjen. “Disa përfaqësues të një grupimi tifozësh serbë në Itali më kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh duke më kërkuar që të shkaktoj trazira në ‘Elbasan Arena’. Organet kompetente mund të verifikojnë telefonatat e mia. Ata më kanë marrë në telefon duke më kërkuar një gjë të tillë. Madje më kanë ‘dhuruar’ një flamur serb. Janë përpjekur të më joshin në një farë mënyre. Sigurisht që kam refuzuar në mënyrë kategorike. Si mund të konceptohet që një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve të çojë nëpër mend të dëmtojë kombëtaren. Por provokimet e serbëve të tilla janë. Si mund të sulmoj ekipin tonë përfaqësues në një ndeshje kaq vendimtare. Ishte një telefonatë e neveritshme dhe një skenar që vetëm nga imagjinata e shfrenuar serbe mund të vijë”, ka thënë tifozi Uliks Ademi për Panorama Sport.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY