Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryepolici Çako “ju tërheq veshin vartësve”: Zbardhni krimet dhe grabitjet e viti 2015

05/10/2015
Kryepolici Çako “ju tërheq veshin vartësve”: Zbardhni krimet dhe grabitjet e viti 2015
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, në fushën e grabitjeve dhe shkatërrimit të pronës , të cilat që nga fillimi i vitit 2015 janë ende pa autor në fushën e grabitjeve dhe shpërthimeve me eksploziv.
Në urdhrin e Haki Çakos theksohet se është konstatuar se ka një nivel zbulueshmërie të ulët të këtyre veprave penale dhe për këtë arsye kërkon një informacion të detajuar nga çdo drejtori. Informacioni duhet t’i dërgohet Drejtorisë për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.
“Drejtoria për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike kërkon informacion për veprat penale kundër pronës dhe në veçanti, vjedhjet e banesave, automjeteve, lokaleve, dyqaneve dhe vjedhjeve me dhunë, pasi është konstatuar se ka një nivel zbulueshmërie të ulët të këtyre veprave penale”, thuhet në shkresën që mban datën 10 shtator 2015.
Ndërsa theksohet se informacioni i kërkuar duhet t’i përkasë të gjitha krimeve të natyrës së sipërcituar që kanë ndodhur gjatë 8 muajve të parë të vitit, pra nga janari deri në gusht.
Në analizën e Policisë së Shtetit për vitin 2014 thuhet se në të gjithë territorin kanë ndodhur 75 raste të shkatërrimit të pronës, si dhe 72 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv.
Edhe periudha 8-mujore, për të cilën kërkohet informacion në qendër, rezulton të ketë pasur një numër të lartë ngjarjesh të tilla dhe për këtë arsye kërkohet rihetimi e zbardhja e tyre. Ndërsa në Strategjinë 5-vjeçare të Policisë së Shtetit theksohet se nga analiza e situatës kriminale në vend ka rezultuar krimi kundër pronës përbën 30 për qind të numrin total të veprave penale.
“Me qëllim studimin dhe krijimin e një baze të dhënash, të cilat do të shërbejnë për organizimin e punës, nga ana juaj të dërgohet informacion i plotë për tendencat, autorët e veprave penale të vjedhjes, vendet, mjetet, metodat dhe treguesit kryesorë të punës së Seksionit për Krimet, për periudhën janar –gusht 2015”, thuhet në urdhrin e Haki Çakos.
“Informacioni kërkohet i plotë sipas pikave të përcaktuara në këtë shkresë, duke pasqyruar dhe treguesit e punës për parandalimin, goditjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të vjedhjeve të tjera, si; vjedhje të energjisë elektrike, vjedhje varësesh, çantash, aksesorë automjetesh etj.”, thuhet më tej në urdhër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.