Kryehajduti Adrian Çela asnjë shpjegim për 4.5 miliardë lekët e firmosura për...

Kryehajduti Adrian Çela asnjë shpjegim për 4.5 miliardë lekët e firmosura për mikun e Edi Ramës

88
0
Shares

“Kryehajduti i OSHE Adrian Çela, kryebanditi që është direkt përgjegjës për qindra burgosje, dhunime e humbje jetësh të qytetarëve të pamundur të vendit, e ka bërë zakon të mos përgjigjet për faktet konkrete që denoncon Partia Demokratike, por të sulmojë opozitën si militant i regjur partiak”.
Kështu ka reaguar PD, pas deklaratës së OSHEE-së
“Kompania jonë pranon çdo kritikë nga klientët dhe punon çdo ditë me bindjen se ka ende shumë për të bërë që t’u shërbejë klientëve siç e meritojnë. Por kompania jonë nuk i pranon kritikat e shkatërruesve të saj të deridjeshëm, të cilët e lanë OSHEE-në rrugëve nëpër skuta të marra me qerara marramendëse dhe me 1 miliard dollarë borxhe. Ne do të ndërtojmë qendrën e re moderne të kompanisë sonë për të kursyer paratë e qirave në vite si edhe për t’i shërbyer me dinjitet të plote klientëve”, kishte reaguar më herët OSHEE, pas akuzave të Eid Palokës ëpr tenderin e dhënë ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës.
“Kryehajduti firmosi dje 4 miliardë e 540 milionë lekë për mikun e Edi Ramës, para të marra nga gjaku i shqiptarëve, dhe nuk jep asnjë shpjegim për këtë zhvatje.
Partia Demokratike ka një mesazh për këtë kryehajdut e kryebandit: Shpejt do të vijë dita që do të mbash përgjegjësi për gjithë abuzimet, vjedhjet, tenderët, klientelizmin, padrejtësitë dhe jetët e shqiptarëve që ke marrë në qafë.
Partia Demokratike të jep fjalën se do të provosh atë çfarë provoi Qamil Zela kur e dërgove në burg për 35 mijë lekë të vjetra debi”, vijoi me denoncimin e saj PD, pas deklaratës së OSHEE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY