Qëndrimi në detyrë i Saimir Tahirit, provokim dhe nxitje e krimit e...

Qëndrimi në detyrë i Saimir Tahirit, provokim dhe nxitje e krimit e trafikut të drogës

67
0
Shares

PD ka vazhduar sot, denoncimin e lidhjeve kriminale të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me trafikantë droge.
“Prej 35 ditësh, Saimir Tahiri është nën akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës, nën akuzën e bashkëpunimit e krijimit të lehtësive për bandën e narkotikëve në Vlorë.
Kemi një ministër të Brendshëm që jo vetëm ka humbur legjitimitetin, por që po bëhet barrë e papërballueshme për vendin, pasi skandali i tij është ndërkombëtarizuar.
Sikur të mos mjaftojnë provat e dëshmitë e oficerit Zagani, për lidhjet e Tahirit me grupet e narkotrafikut që ai vëzhgonte kur ishte në detyrë, çdo ditë dalin lidhje të tjera, fakte të reja të kapjes, inkriminimit të policisë, nën drejtimin e Tahirit.
Shefi i kufirit të Dhërmiut, ai që e ka për detyrë të ruajë territorin ku magazinohet e transportohet droga për në Itali, shfaqet në lidhje shumë të ngushtë me Habilajt, me kushërinjtë e ministrit.
Pra Tahiri jo vetëm u ka dhënë makinën e tij, u ka dhënë garanci e mbrojtje, por ka vënë pikat kyçe të policisë në shërbim të plotë të bandës.
Teksa punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit luftojnë me krimin, sakrifikojnë dhe jetën, ministri i tyre bën pazare me krimin, u krijon lehtësi bandave, është pjesë e tyre.
Ky inkriminim zmadhohet çdo ditë, sa më shumë qëndron në detyrë Saimir Tahiri.
Qëndrimi në detyrë i Tahirit, një orë më shumë, është një provokim i padurueshëm që i bëhet qytetarëve të vendit, është nxitje e krimit e trafikut të drogës.
Kjo duhet të marrë fund.
Saimir Tahiri duhet të largohet nga detyra, e të hetohet për përfshirjen e tij në trafikun e drogës”, denoncoi në emër të PD-së, deputeti Luçiano Boçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY