Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tatimet gjobisin arbitrarisht bizneset dhe më pas “i këshillojnë” për apelim

07/10/2015
Tatimet gjobisin arbitrarisht bizneset dhe më pas “i këshillojnë” për apelim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dyqanet e vogla po marrin masivisht zarfa, që i njoftojnë ata që janë gjobitur me 50 mijë lekë për mosdeklarime të punonjësve. Shumë prej tyre ankohen se gjobat po vihen në mënyrë arbitrare.
“Tre subjekteve të reja u ka ardhur inspektori për kontroll, u ka marrë vetëm emrin dhe më pas ka ardhur gjoba me zarf, pa u bërë fare verifikimi nëse punonjësi ishte i siguruar apo jo”, pohon eksperti i një firme kontabiliteti, duke shtuar se subjektet e gjobitura i kishin deklaruar punonjësit që në gusht.
I kontaktuar nga Monitor, Erjon Prifti, Drejtori i Shërbimit ndaj Tatimpaguesit thotë se ata nuk janë në dijeni të rasteve të tilla. Prifti i inkurajon bizneset të bëjnë procedurën e apelimit, nëse janë të bindur që i kanë marrë gjobat në mënyrë arbitrare. “Është e drejta e tyre që të kundërshtojnë çdo masë në apel”, thotë Prifti dhe të bëjnë kujdes që të mos humbasin të drejtën e ankimimit.
Eksperti i firmës kontabël pohon se pavarësisht se biznesi ka të drejtën e apelimit, përsëri ai mund të gjendet zbuluar, sepse apelimi duhet kryer brenda 30 ditëve dhe mund të ndodhë që për arsye burokratike të mos e arrijë këtë afat. Për më tepër jo të gjitha subjektet e vogla kanë këshillimin e duhur për të ndjekur procedurat ligjore.
Ai pohon se sjellja e fundit e tatimorëve mbetet abuzive, sepse çdo inspektor mund të verifikojë në vend on-line, nëse punonjësi është i siguruar apo jo dhe nuk ka arsye që atij t’i merret emri dhe më pas t’i vijë gjoba me zarf, duke lënë vend për arbitraritet.
Aksioni ndaj informalitetit, që nisi me vrull në shtator po shkakton zemërim të madh te bizneset e vogla, pasi po përballen me presion të shtuar, arbitraritet dhe kontrolle të shpeshta nga tatimorët, edhe në ato raste kur ata i kanë letrat në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.