Ish-ministrja e jashtme, Dora Bakojanis ka denoncuar sot në parlamentin grek takimin mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama. Duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Tsipras, deputetja e Demokracisë së Re, e cila hodhi firmën mbi marrëveshjen detare kur ishte ministre e Jashtme e pyeti mbi përmbajtjen e takimit me me kryeministrin shqiptar që u zhvillua në Nju Jork javën e kaluar, duke kërkuar të dijë nëse mes dy kryeministrave është diskutuar për kufirin detar dhe marrëveshjen e mbetur pezull mes dy vendeve.
“Çfarë diskutuat, përveç eksperiencave të basketbollit siç pamë ekranet televizive… Marrëveshja për zonat ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, a u shtrua në tryezën e bisedimeve? Dhe nëse po, cili ishte rezultati?”, tha Bakojanis.
Gjithsesi, Tsipras, në një ndërhyrje për politikën e jashtme, nuk iu përgjigj deputetes së opozitës, por deklaroi se qeveria ka një plan ambicioz për fuqizimin e rolit të vendit në rajon.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/