Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHQIPËRI – SERBI/ Momentet më të veçanta të ndeshjes minutë pas minute

08/10/2015
SHQIPËRI – SERBI/ Momentet më të veçanta të ndeshjes minutë pas minute
Share on FacebookShare on Whatsapp

SHQIPËRI – SERBI, 0 – 2
Golat: Kolarov 90+1′, Ljajiç 90+3;

FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria : Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Cana, Agolli, Lenjani, Lila, Basha, Memushaj, Xhaka, Balaj.
Serbia: Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç, S.Mitroviç, Kolarov, Tosiç, Milivojeviç, Matiç, A.Mitroviç, Tadiç, Ljajiç.

GJYQTARË: Nikola Ricoli, Elenito di Liberatore, Mauro Tonolini

MINUTAT
Pjesa e Parë

alb201′ Ka nisur sfida me topin e parë të luajtur nga serbët.
02′ Hysaj niset me shpejtësi nga krahu i djathtë, Hysaj kroson drejt zonës rrezikshëm, por nuk ndodhet askush për ta shfrytëzuar.
04′ Ndërhyrje e ashpër e Mitroviç ndaj Lenjanit në mesfushë, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
06′ Presion i serbëve në zonën e Etrit Berishës, Hysaj largon topin dhe i jep qetësi ekipit.
07′ Goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm për Serbinë, gjuan Ljajiç, por topi përplaset në mur.
09′ Goditje këndi për Shqipërinë, kroson drejt zonës Lenjani, aty përpiqet Cana, por largojnë mbrojtësit serbë. E rrimer Lenjani në krahun e majtë që kroson drejt zonës, Lila godet me kokë, por pret në pozicion portieri Stojkoviç.
12′ Balaj dhe Andi Lila insistojnë në krahun e djathtë, por shkaktojnë faull ndaj mbrojtësit Serb.
16′ Kundërsulm i Serbisë, Cana ndal në mënyrë të parregullt Mitroviçin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
17′ Xhaka provon nga distanca, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe kontrollon Stojkoviç.
19′ Zbritje e shpejtë e kuqezinjve me Memushajn që provon të gjejë të lirë Lilën në të djathtë, por kuptojnë gjithçka serbët.
22′ Goditje këndi për Serbinë, pasim i shkurtër në zonë dhe Ivanoviç gjuan fuqishëm me të djathtën, por topi për fat të mirë kalon mbi traun e portës.
26′ Memushaj shërben bukur për Agollin në krahun e majtë, mbrojtësi kroson drejt zonë, por largojnë topin mbrojtësit serbë.
28′ Rrezikojnë serbët me Mitroviç, por largon topin Cana, kundërsulmojnë kuqezinjtë. Lenjani përpiqet në krahun e majtë, por devijohet topi në goditje këndi.
31′ Minuta të qeta, topi luhet kryesisht n mesfushë, lojë e rregullt dhe Fair-Play.
34′ Aksion i shpejtë i Shqipërisë. Memushaj përpiqet nga kufijtë e zonës, por bllokohet, e merr topin Andi Lila që godet me të majtën nga jashtë zone, por topi kalon mbi traun e portës.
37′ Shënojnë serbët, por anulohet goli. Mitroviç depërton bukur brenda zonës duke lënë mbrapa Canën. Pason në qendër dhe pas një rrëmuje Lajiç e shtyn në rrjetë. Arbitri ndal lojën për faull ndaj Berishës. Ka tension dhe protesta nga pala serbe.
40′ Nisen me shpejtësi shqiptarët, Memushaj pason për Lenjanin në krahun e majtë duke e nxjerë krejtësisht të lirë, por topi është shumë i fortë.
43′ Ka lëvizje në stolin e Shqipërisë, Roshi dhe Kace ngrihen në nxehje.
44′ Dëmtohet Andi Lila, transportohet jashtë fushës së lojës me barelë, lojtari nuk mund të vazhdojë më dhe do të zëvendësohet. 
45′ Lenjani provon goditjen nga distanca me këmbën e majtë, por pret në dy kohë portieri serb.
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri – Serbi, 0 – 0

Pjesa e Dytë

alb346′ Ka nisur pjesa e dytë, Ergys Kaçe zë vendin e Andi Lilës i cili u largua nga fusha e lojës i dëmtuar.
48′ Aksion i shpejtë i serbëve në krahun e majtë, krosim drejt zonës, por largojnë mbrojtësit, topi shkon te Milivojeviç i cili gjuan nga jashtë zone, por topi kalon mbi traun e portës.
51′ Lenjani niset me shpejtësi, gjen hapësirën për të goditur dhe atë bën, por pret portieri Stojkoviç
53′ Goditje dënimi për kuqezinjtë në krahun e djathtë, Kaçe kroson drejt zonës, topi shkon te Cana që gjuan menjëherë me të djathtën, por topi kalon shumë larg shtyllës pingule. 
55′ Zëvendësim te Serbia, largohet Tadiç dhe i lë vendin Sulejmanit.
60′ Pranë golit Shqipëria, Agolli kroson bukur nga e majta drejt zonës dhe topi shkon në këmbët e Taulant Xhakës, mesfushori pasi e kontrollon, gjuan drejt portës, por devijojnë serbët duke e nxjerrë jashtë.
63′ Dëmtohet Ivanoviç, mbrojtësi serb merr ndihmën e stafit mjekësor. ndalet për disa sekonda loja.
65′ Largohet Ivanoviç i dëmtuar, vendin e tij e zë Tosiç. 
67′ Entuziazëm në “Elbasan Arena,” tifozët marrin lajmin se Portugalia ka kaluar në avantazh. 
68′ Cikalleshi në fushë, largohet Bekim Balaj.
72′ Zbritje e shpejtë e serbëve me Lajiç që shmang bukur një mbrojtës dhe godet me të djathtën, por bllokon Lorik Cana.
75′ Kuqezinjtë marrin zemër, fillojnë të krijojnë aksione të njëpasnjëshme duke ushtruar presion.
76′ Pranë golit Shqipëria, Cikalleshi depërton bukur drejt zonës, del i vetëm përballë portierit dhe gjuan fuqishëm me të majtën, por devijon në goditje këndi Stojkoviç. Nga korrnia kroson Memushaj ku Cana kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.
78′ Agolli shkakton faull në mesfushë duke u ndëshkuar me karton të verdhë. 
80′ Goditje dënimi për Serbinë nga një pozicion ballor, gjuan Kolarov, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingle. 
82′ Ljajiç niset me shpejtësi në krahun e djathtë, futet në zonë dhe pason në qendër, por devijon topin Gjimshiti. 
83′ Zëvendësimi i tretë, largohet Lenjani, në fushë Alban Meha.
88′ Kuqezinjtë ushtrojnë presion, qëndrojnë në çdo moment pranë portës serbe, por mungon finalizimi.
90′ Sinjalizohen 4 minuta shtesë.
90+1’GOL SERBIA Kundërsulm i shpejtë i serbëve, topi për Kolarov brenda zonës që vjen me shpejtësi nga e majta dhe gjuan drejt portës duke e dërguar topin në rrjetë. 
90+3′ GOL SERBIA Kundërsulm i shpejtë, Ljajiç del i vetëm përballë berishës dhe me lehtësi e dërgon topin në rrjetë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.