Kombëtarja shqiptare u nis sot në drekë për në Armeni për ndeshjen vendimtare të kuqezinjve lidhur me pjesëmarrjen në kampionatin evropian. Rreth orës 12 skuadra ka lënë Rinasin ndërkohë që të dielën në 18.00 do të nisë ndeshja me Armeninë.

Sipas të dhënave paraprake pritet vetëm një ndryshim në formacionin e De Biasit. Alija mund të zëvendësojë Agollin në mesfushë ndërkohë që skuadra do të mbështesë fitoren e saj kryesisht tek Gashi dhe Lenjani.





