Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bleona i refuzoi martesën, mjeku përfundon si pacient në psikiatri

11/10/2015
Bleona i refuzoi martesën, mjeku përfundon si pacient në psikiatri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dalip Gjoka, mjeku pediatër nga Burreli i cili u bë i njohur për mbarë opinionin publik falë iniciativës së tij të guximshme, për t’i propozuar këngëtares Bleona Qereti për martesë, ka përfunduar në psikiatri.
Prej mëngjesit të së premtes mjeku Gjoka është dërguar nga Burreli në Tiranë dhe është shtruar në spitalin nr. 5 të Neurologjisë.
Mjekët e këtij spitali kanë refuzuar që të japin hollësi për mediat në lidhje me diagnozën e pacientit mjek, por ata kanë treguar se ai vijonte të fliste për planin e martesës.
Ditën e premte Gjoka do të ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arian Çani, i cili e kishte anonçuar edhe më herët këtë lajm të bujshëm. Por kur Çani direkt nga emisioni i ka rënë numrit të doktorit, ai ka rezultuar i fikur.
Sipas të afërmve të mjekut matjan, ai që prej mëngjesit të së premtes ka qenë i shtruar pikërisht në pavijonin e spitalit nr. 5 në Tiranë, për shkak të një përkeqësimi të situatës së tij mendore, shkruan e përditshmja “Shekulli”.
Të afërmit e Dalipit kanë thënë më tej se ai kurrë nuk ka vuajtur nga shqetësime të tilla, por që prej dy ditësh qëndron i shtruar në spital ku është nën mbikëqyrjen e mjekëve por dhe në shoqërinë e vëllezërve dhe motrave që e kanë shoqëruar atë nga Burreli.
Nuk dihet ende për sa kohë do të qëndrojë i shtruar mjeku në këtë pavijon, por nga mjekët është mësuar se ai gjatë gjithë kohës ka folur me ta për planin e martesës “përrallore” që sipas tij u prish.
Ai ka qenë i shqetësuar për këtë martesë pasi nga sa ka thënë vetë, një kompani private i ofroi atij një helikopter për të marrë nusen, në një kohë që ceremonia madhështore do të merrej përsipër nga bashkia e Burrelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.