Policia Rrugore: Ja akset problematike të rrugëve, shoferët të bëjnë kujdes

Policia Rrugore: Ja akset problematike të rrugëve, shoferët të bëjnë kujdes

64
0
Shares

Drejtoria e Policisë Rrugore, ka bërë publike gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të fundit.
“Në lidhje mbi gjendjen e rrugëve dhe kalueshmërinë e mjeteve rrugore në datën 11. 10. 2015 në te gjithë qarqet, ku si rezultat i reshjeve masive të rena gjatë natës së kaluar date 10. 10. 2015 dhe ne vijim gjatë ditës së sotme: datë 11.10.2015 pas komunikimit me titullarët përkatës të shërbimit të Policisë Rrugore në këto qarqe rezulton se:

1.      Ne qarkun e Shkodrës:
Situata është brenda normales, çka nënkupton se të gjitha rrugët janë të kalueshme pa probleme, shërbimet e Policisë Rrugore janë në shërbim normal patrullues.

2.      Në qarkun e Kukësit:
Situata është normale në të gjithë akset kryesore rrugore, sidomos është nen patrullim te vazhdueshëm aksi i rrugës së kombit Mirditë – Kukës –Morinë.

3.      Në qarkun e Dibrës:
Situata është normale. Ka pasur rënie të reshjeve të shiut dhe rrëshqitje dherash në aksin rrugor Bulqizë – Peshkopi dhe në Shkopet, por është punuar dhe situata është normalizuar shumë shpejt.

4.      Në qarkun e Lezhës:
Situata është normale. Ka pasur rënie të reshjeve të shiut por nuk ka pasur rritje të nivelit të ujit dhe akset rrugore janë të gjitha të hapura dhe nën monitorim të Policisë Rrugore.

5.      Në qarkun e Fierit:
Segmenti rrugor brenda qytetit nga pjesa e quajtur “Autogrill – Rrethrrotullimi i QTU” ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve si rezultat i daljes nga shtrati i Lumit të Gjanicës. Në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Qafë e Koshovicës”, ka pasur rënie pemësh dhe prani të inerteve gjatë orëve të para të mëngjesit, por është punuar dhe po punohet ne vijim për pastrimin e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm.

6.      Në qarkun e Beratit:
Situata është normale. Ka pasur rënieve te reshjeve te shiut por nuk ka pasur rritje te nivelit te ujit dhe akset rrugore janë të gjitha të hapura dhe nën monitorim të Policisë Rrugore.

7.      Në qarkun e Vlorës:
Segmenti rrugor në hyrje të Autostrades, ka pasur probleme si rezultat i vërshimit te ujërave te kanalit qe vjen nga Pusi i Mezinit. Eshtë vënë re edhe prani e inerteve, por është punuar dhe aktualisht ky segment rrugor është i hapur. Në brendësi të qytetit të Vlorës dhe konkretisht rrugët në afërsi të “Skelës”, janë të përmbytura nga reshjet e shumta që kanë rënë. Mbas vënies në punë me kapacitet të plotë të hidrovoreve niveli i ujit është në rënie.
Aksi rrugor: Vlorë – Orikum, në afërsi të vendit “Aksionistja”, ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve si rezultat i shkarjeve masive të mureve mbrojtës të rrugës. Është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm me një sens.

8.      Në qarkun e Gjirokastrës:
Situata është normale. Ka pasur rënie masive të reshjeve të shiut, por nuk ka pasur rritje të nivelit të ujit dhe akset rrugore janë të gjitha të hapura dhe nën monitorim të Policisë Rrugore. Vështirësi ka në aksin Memaliaj – Fratar, në vendin e quajtur “Devijimi i rrugës Qesarat”, ku ka pasur prani të inerteve në rrugë, dhe ku është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm.

9.      Në qarkun e Korçës
Vështirësi ka në aksin Korçë – Ersekë, në hyrje të qytetit të Ersekës, ku ka pasur prani të inerteve në rrugë. Është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm me një sens.
Në aksin Qaf Thane – Pogradec, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ka pasur prani të inerteve në rrugë. Është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm me një sens.
Në aksin Korçë – Moglicë, në afërsi të fshatit Moglicë, ka pasur prani të dherave dhe inerteve në rrugë. Është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm me një sens.

10.     Në qarkun e Tiranës:
Në aksin Tiranë – Elbasan, në afërsi të fshatit Ibë,ka pasur prani të dherave dhe inerteve në rrugë. Është punuar për hapjen e rrugës dhe aktualisht ky aks është i kalueshëm me një sens.

11.     Në qarkun e Elbasanit:
Situata është brenda normales, çka nënkupton se të gjitha rrugët janë të kalueshme pa probleme, shërbimet e Policisë Rrugore janë në shërbim normal patrullues.

12.     Në qarkun e Durrësit:
Situata është brenda normales, çka nënkupton se të gjitha rrugët janë të kalueshme pa probleme, shërbimet e Policisë Rrugore janë në shërbim normal patrullues.

Drejtoria e Policisë Rrugore iu bën thirrje drejtueseve te mjeteve për te rritur vëmendjen gjatë lëvizjeve në të gjithë akset rrugore.
Të ulin shpejtësinë  e mjeteve, te rrisin e kujdesin kur kalohet në këto akse rrugore problematikë, të  vendosin rripin  e sigurimit.
Te zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe te bashkëpunojnë me policinë rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY