Në nisje të vitit të ri akademik, shefi i opozitës Lulzim Basha i uroj të gjithë studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
Gjatë një bisede me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Fan Noli” të Korçës ai ka garantuar se Partia Demokratike nuk heq dorë nga reflektimi i zërit të studentëve në ligjin e Arsimit të Lartë.
“Nuk mund të pranojmë që të shkojmë hapa mbrapa në këtë drejtim, që shteti të paguajë më pak dhe ju të paguani më shumë, e prapë se prapë ju të keni më pak të drejta dhe shteti të kontrollojë gjithçka”, tha Basha.
Në programin qeverisës të PD-së parashikohet rritje të financimit për universitetit, ulje të tarifave për studentët dhe krijimin e aksesit për çdo të ri që kërkon dhe dëshiron të studiojë, deklaroi kryetari i PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/