FSHF nuk ka zbuluar një tentativë të saj për të larguan nga trajner i kombëtares De Biasin para pak muajsh. Me shumë mundësi kreu i saj Armando Duka ia ka ofruar këtë detyrë Igli Tares. Vetë ish-futbollisti i njohur i kombëtares e ka deklaruar këtë kërkesë gjatë një intervistë zhvilluar dje Sky Sport.
Pyetjes së gazetarit nëse ai do të bëhet trajner i Shqipërisë, Igli Tare ka dhënë një përgjigje që mund të bëfasojë shumë njerëz sot.
“FSHF-ja më ka kërkuar që ta shohë si mundësi gjatë këtij viti, por unë kam refuzuar, pasi unë ndihem njeri i futbollit dhe nuk mund të trajnoj. Por duhet të kuptoni se unë jam tifoz i çmendur i Kombëtares Kuqezi dhe nëse në një moment të mëvonshëm do të më kërkohej e njëjta gjë, do ta merrja në konsideratë. Mendoj se për shumë vite të tjera, De Biazi do të ketë mundësi të japë më shumë për futbollin shqiptar. Kjo skuadër është e re dhe ka një perspektivë premtuese për 10 vjetët e ardhshme. Mosha mesatare është 21.7 vjeç. Është një grup që mund të ecë shumë përpara”, deklaroi Tare.
Igli tare njihet ndërkaq edhe si mik i Kryeministrit Rama i cili kohë më parë e kandidoi Taren për deputet në një zonë të Tiranës. Atëherë ai nuk fitoi por pak kush mund të mendojë se ftesa për Taren është vetëm një miklim i Dukës.
Sot Kryeministri Rama deklaroi se do të preferonte rinovimin e kontratës me De Biasin, sic duket e thënë publikisht prej tij është një “skuza” për atë që mund të ketë menduar për të muaj më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/