LUFTA III?/Siria një shteg beteje mes të gjithëve

LUFTA III?/Siria një shteg beteje mes të gjithëve

87
0
Shares

Pamjet e tmerrshme të radarëve në Komandën Qendrore Amerikanë në Katar tregojnë se sa afër ishin avionët amerikanë F-16 me avionët rusë Su-24 mbi Siri.

Në një rast të tillë të tmerrshëm, gjenerali Charles Broën, që udhëheq fushatën amerikane mbi Siri, thotë se avionët rusë dhe amerikanë ishin vetëm 20 miljë larg njëri-tjetrit, çka me shpejtësinë me të cilën lëvizin, do të thotë 30 sekonda larg përplasjes katastrofike.

Ndërkohë që aeroplanmbajtësja kineze Liaoning është stacionuar në brigjet e Sirisë, duke u mundësuar avionëve J-15 që të kryejnë sulme ajrore, frika për gabime që vijnë brenda të qindtave të sekondit është rritur ndjeshëm.

Andreë Foxall, një ekspert për Rusinë në “Henry Jackson Society” thotë se një gabim mund të sjellë një incident diplomatik me përmasa katastrofike.

Por makthi është se kjo luftë, e nisur si një betejë kundër ISIS, në fakt mund të përfundojë në një konflikt gjithëpërfshirës.

“Rusia ka një objektiv tjetër nga NATO, që synon ndryshimin e regjimit dhe një demokraci liberale në Siri. Por interesi i Kremlinit është që të ruajë një regjim pro-rus në Siri,” thotë Foxall.

Ndërhyrja e Kinës i ka komplikuar gjërat.

Po ashtu ka shqetësim se Rusia po e zgjeron ndikimin në rajon, veçanërisht mes shitëve myslimanë në Irak dhe Iran, që urrejnë ekstremistët suni si ISIS.

Me Iranin që po lejon Rusinë të fluturojë në hapësirën e tyre ajrore, dy rivalitete të fuqishme po shfaqen në rajon, duke të kujtuar atë që ndodhi përpara Luftës së Parë Botërorë.

“Nuk di të ketë një konflikt tjetër ku janë përfshirë kaq shumë interesa,” thotë Foxall.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY