26-vjeçari nga Kruja është bërë pjesë e një sulmi, pasi ka parë në kafene ish të dashurën më një djalë tjetër. Si pasoj e xhelozisë për ish-të dashurën e tij, ai i ka sulmuar dhe i ka rrahur të dy personat.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “Frutikulturë”, të Kamzës, në Tiranë. Burime nga Policia thanë se kanë arrestuar menjëherë autorin e dyshuar, 26- vjeçarin Ali Seferi, banues në fshatin Tapizë të Krujës.
Ka qenë vetë vajza e dëmtuar, 23- vjeçarja me iniciale E.T., banuese në Kamzë në Tiranë, e cila ka telefonuar në Sallën Operative të Policisë së Tiranës, duke denoncuar ngjarjen. Vajza ka deklaruar se ish-i dashuri e ka fyer dhe e ka kërcënuar se do ta vriste, më pas e ka goditur me grusht, atë dhe djalin me të cilin ishte e shoqëruar.
Burimet thanë se i arrestuari gjatë deklaratave që ka dhënë para Policisë ka thënë se kishte shkuar me synim që ta takonte ish-të dashurën dhe t’i kërkonte që të lidheshin sërish, por kur e ka parë të shoqëruar me një djalë tjetër, është bërë xheloz. Për këtë arsye, ai nuk ka pritur që të bisedonte me të, por menjëherë e ka sulmuar, duke e rrahur në mes të lokalit.
I riu ka pranuar krimin dhe është shprehur se gjithçka e ka kryer nga xhelozia .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/