Armando Sadikut, i jepet titulli “Nderi i qytetit” të Elbasanit

Armando Sadikut, i jepet titulli “Nderi i qytetit” të Elbasanit

66
0
Shares

Në foto Sadiku duke marrë titullin e lartë të qytetit

Lojtari i kombëtares se futbollit Armando Sadiku është vlerësuar me titullin “Nderi i qytetit” nga kryetari i bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini.

Futbollisti nga Elbasani, i cili shënoi golin e trete ne ndeshjen me Armeninë ne datë 11 tetor, u nderua me motivacionin për kontributin e vazhdueshëm si futbollist ne kombëtaren shqiptare. Vete Sadiku, i dhuroi Sejdinit një bluze me numrin 10 te kombëtares, me emrin e tij.

Ne ndeshjen me Armeninë, Armando Sadiku hyri ne pjesën e dyte ku zëvendësoi Cikalleshin.

Qe ne minutat e para te lojës se tij, ai u shfaq kërkues, dhe vetëm pak minuta nga mbarimi i kohës se rregullt, ai shënoi golin e trete qe vulosi fitoren e kuqezinjve dhe kualifikimin e tyre historik ne eliminatoret e evropianit France 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY