Presidenti Bujar Nishani emëron Ylber Dogjanin Komandant të Forcës Detare

Presidenti Bujar Nishani emëron Ylber Dogjanin Komandant të Forcës Detare

219
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në postin e Komandantit të Forcës Detare.
Mbështetur në nenin 93 dhe nenin 169 të Kushtetutës, dhe ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në detyrën e Komandantit të Forcës Detare, thuhet në dekretin e publikuar nga Presidenca.
capturedkrtPak ditë më parë, Gjeneral Brigade Ylber Dogjani u shkarkua nga detyra, si komandanti i Komandës Mbështetëse. Dogjani ishte emëruar në këtë detyrë më pak se një vit më parë, në 10 tetor 2014.
Deri para më pak se një viti më parë, ai mbante detyrën e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, prej nga u zëvendësua me kolonel Neshat Shena. Gjenerali Ylber Dogjani është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ose i njohur ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, në korrik të vitit 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY