Deputetët e PD në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik denoncojnë dhunën e qeverisë ndaj lirisë së medias
Sot në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deputetët e opozites ngritën shqetësimin e mbylljes së tv Agon Channel, si pasojë e veprimit arbitrar e antiligjor të qeverisë Rama, duke shënuar një preçedent të rrezikshëm të cënimit te lirisë së medias.
Me insistimin e opozitës mazhoranca u detyrua të pranojë që Komisioni të kërkojë zyrtarisht shpjegime nga Qeveria për veprimet a mosveprimet e saj në bazë të ligjit, që çuan, së fundi pas ndërprerjes së korrentit, në mbylljen e transmetimit.
Gjithashtu Mazhoranca deklaroi se do votonte kundër amendamentit të Taulant Ballës ( neni 62) që synonte kapjen e mëtejshme të medias përmes AMA-s. Mazhoranca propozoi edhe ndërprerjen e konsultimeve publike mbi këtë amendament çka u kundërshtua me focë nga Opozita si mostransparencë legjislative. PD deklaroi se tërheqja e PS nga amendamenti Balla erdhi si pasojë e presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/