Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Vrau dy fëmijë nga urrejtja për shqiptarët, dënohet me burgim të përjetshëm turko-gjermani

17/10/2015
FOTO/ Vrau dy fëmijë nga urrejtja për shqiptarët, dënohet me burgim të përjetshëm turko-gjermani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një gjerman me origjinë turke është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Hanovër të Gjermanisë, pasi ka vrarë në mënyrë dy fëmijë romë, që të dy me origjinë nga Kosova.
Vrasësi i Jenisa. M., 8 vjeçe, e cila në vitin 2007 u ekzekutua dhe kufoma e saj u zhduk për shtatë vite pa asnjë gjurmë, në fund mori dënimin e merituar.
Gjykata gjeti fajtor 44-vjeçarin, i cili kishte vrarë një fëmijë në vitin 2007 që ishte mbesa e ish-të dashurës së tij. Shkak për këtë ishin grindjet me familjen e ish-të dashurës.
Burri është dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për shkak se ai kishte vrarë edhe një fëmijë tjetër.
Që kur Jenisa u zhduk, familja dhe hetuesit e kishin në shënjestër të dënuarin. Në atë kohë ai u lirua nga paraburgimi sepse policia nuk gjeti prova për të. Kufoma e Jenisës ishte zhdukur.
turko-gjermaniVetëm pasi I. B. u arrestua vitin e kaluar në Borghorst për vrasjen e fëmijës tjetër, 5-vjeçarit Dano, hetuesit arritën të zbulojnë edhe për vrasjen e Jenisës.
Me sa duket i akuzuari në mirëbesim u ka treguar disa të burgosurve sesi i kishte vrarë Danon dhe Jenisën ndërsa gjatë rrëfimit të tij ai kishte treguar se edhe ku e ka fshehur vajzën e vdekur. Të burgosurit kishin informuar gjyqësorin. Në vitin 2014 u gjetën dhe eshtrat e Jenisës.
Por çfarë e shtyri të dënuarin të bëj këtë akt?
Siç thuhet ai si turk është ndier gjithmonë i fyer nga familja rome me prejardhje nga Kosova. Madje, sipas bashkëvuajtësve të tij në burg, të cilëve ai ua ka besuar informatën për vrasjen e Jenisës, ai kishte thënë se vrasjen e kishte bërë nga “urrejtja për shqiptarët”, shkruajnë mediet gjermane.
Fjala është për atë se familjarët e Jenisës janë romë nga Kosova që flasin shqip. Edhe Dano ishte vrarë në shenjë hakmarrje, sepse fëmija gjithashtu i përkiste grupit etnik të romëve të Kosovës.

albifon.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.