DOSJA/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja si vëlla e motër vranë fqinjin...

DOSJA/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja si vëlla e motër vranë fqinjin për pyllin me gështenja në Kurbin

152
0
Shares

Autori i dyshuar, Indrit Ndoci

Prokuroria e Kurbinit ka zbardhur detajet e vrasjes që tronditi vendin, ku vëlla e motër vranë fqinjin e tyre pas sherrit për shfrytëzimin e pyjeve të gështenjës.
Ngjarja ndodhi më 12 tetor rreth orës 07:00 të mëngjesit në Lester të fshatit Gallat në Kurbin. Indrit Ndoci dhe motra e tij Xhoana Ndoci ishin duke mbledhur gështenja në pyjet aty rrotull, kur u përballën me viktimën Ndrec Prendi. Me këtë kishin konflikte për pyllin e gështenjave dhe për këtë arsye, Indrit Ndoci e qëlloi me automatik duke e lënë të vrarë.
Vëlla e motër u arrestuan një ditë pas krimit. Në dëshminë e parë, Xhoana Ndoci tha se e qëlloi ajo Ndrecën, por në fakt ngjarja ka qenë krejt ndryshe.
Viktima ishte i shoqëruar nga dy kunatat e tij kur ndodhi vrasja dhe ato treguan se vëlla e motër ishin të armatosur, por i afërmi i tyre nuk u spraps në momentin e konfliktit verbal.

Dëshmia e Xhoana Ndocit
policia kurbin
Komisariati i Policisë, Kurbin

E pyetur nga policia gjyqësore, shtetasja Xhoana Ndoci, ka shpjeguar se rreth oreës 06.30, ka vajtur tek ara në pyllin me gështenja, duke marrë me vete edhe një armë gjahu çifte të cilën sipas saj e kishte fshehur në ferrë. Pas disa minutash, në atë vend, ka vajtur Ndrec Preni bashkë me dy kunatat e tij, për të mbledhur gështenja.
Pasi janë afruar rreth 30 metra Xhoana u ka thënë atyre që të largohen nga andej, por kësaj thirrja ata nuk u janë bindur dhe kanë vazhduar të ecnin në drejtim të saj.
Në këto momente pretendon Xhoana, Ndreca e ka fyer dhe ajo ka qëlluar me çifte në drejtim të Ndrecës dhe e ka vrarë ne vend atë. Xhoana shpjegon se në ato momente në atë vend nuk ka pasur persona të tjerë nga familja e saj apo e fisit të saj.
Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, e arrestuara Xhoana Ndoci ka shpjeguar se nuk është ajo që e ka bërë vrasjen, por në momentin që ishte duke u konfliktuar me Ndrec Prenin, ka dëgjuar krisma arme të cilat vinin nga drejtimi i vëllait të saj Indrit Ndocit, dhe po në këtë moment ka parë Ndrecën që është rrëzuar përtokë dhe i vrarë.
Ajo ka deklaruar se kishte marrë përsipër vrasjen me qëllim për të shmangur ndonjë hakmarrje që familjarët e viktimës mund të bënin atë ditë ndaj vëllait të saj të vetëm, Indrit Ndocit.

Vetëdorëzimi i Indrit Ndocit
kurbi, arma e krimit
Arma e krimit

Gjatë dinamikës së punës së policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, më datën 13. 10. 2015, ora 02.00, Indrit Ndoci, pasi ka njoftuar Komisariatin e Policisë është vetë dorëzuar në polici duke dorëzuar edhe armën e zjarrit me të cilën kreu vrasjen.
Me proces verbalin e datës 13. 10.2 015 ora 07.00, shërbimet e policisë gjyqësore kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit “pushkë 10-she”, model  56 kalibri 7.62 mm.
Në bazë të këtyre rrethanave më datën 13. 10. 2015, ora 08.45, shërbime e policisë gjyqësore kanë arrestuar në flagrance shtetasin Indrit Ndoci, për veprën penale “të vrasjes me paramendim, kryer neë bashkëpunim” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78/1 e 25 dhe 278/5 i Kodit Penal.

Dëshmia e Kunatave të viktimës
geshtenjart
Pylli me gështenja ku ndodhi vrasja

Nga shpjegimet e kunatës se viktimës, shtetases E. P., rezulton se rreth orës 7.00, ajo bashkë me kunatën tjetër P. P. dhe me Ndrec Prenin, (viktimën), kanë vajtur për të mbledhur gështenja në vendin e quajtur “Lajthia e Madhe”, në fshatin Lester.
Te një shesh ku do mblidhnin gështenja janë takuar me shtetasen Xhoana Ndoci, (Xhuli), e cila mbante një arme gjahu, çifte, në dorë, që sapo i ka parë u ka thënë “ku po shkoni, dilni se është toka jonë” dhe ka qëlluar me këtë armë një herë në ajër. Gjatë kësaj kohe, 20 metër larg Xhoanës, vëllai i saj, Indrit Ndoci, ka qëlluar me automatik në ajër. Më pas, Indriti i ka thënë motrës së tij, Xhoanës “largohu, hapu” dhe ka qëlluar në drejtim të Ndrecës, duke e vrarë atë në vend.
Deklaruesja shpjegon se në ato momente me Indritin ka qenë edhe Nikoll Ndoci, dhe Fatjon Ndoci, ky i fundit, sipas deklarueses ka pasur arme zjarri me vete.
Sipas deklarueses, motivi i ngjarjes, është një konflikt i mbartur pronësie lidhur me pyllin me gështenja në vendin e quajtur “Lajthia e Madhe”, në fshatin Selitë, ku të dyja palët në konflikt kanë pretendime mbi pronësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY