Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshime në paketën fiskale, taksë për fjetje dhe për pasurinë e paluajtshme

18/10/2015
Ndryshime në paketën fiskale, taksë për fjetje dhe për pasurinë e paluajtshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Paketa e re fiskale për këtë vit parashikon do të ketë ndryshime në taksën e pasurisë së paluajtshme dhe ndryshim në taksën e hoteleve. Për herë të parë çdo pronar që disponon një tokë truall, pavarësisht përdorimit apo mospërdorimit të tij, do të paguajë taksë. Burime nga Ministria e Financave shpjeguan se ende nuk është përcaktuar niveli i kësaj takse.Ndërkohë, Financat po punojnë për krijimin e një baze të dhënash nga kadastrat fiskale, të cilat do të shërbejnë më pas që kjo taksë të mblidhet sipas çmimit të tregut të truallit.Paketa e re fiskale do të sjellë ndryshime edhe për taksën e fjetjes në hotel. Kjo taksë do të jetë fikse 140 lekë/personi për net qëndrimi, nga 5 për qind e vlerës së faturës së fjetjes që lëshon hoteli, që është aktualisht.

Paketa e re fiskale për vitin 2016 do të sjellë që si taksë e pasurisë së paluajtshme, përveç ndërtesës dhe tokës bujqësore, të taksohet edhe toka. Çdo pronar, pavarësisht përdorimit ose mospërdorimit të truallit që disponon, do të paguajë taksë për të, të llogaritur si pasuri të paluajtshme. Deri tani taksoheshin si pasuri të paluajtshme vetëm ndërtesat dhe tokat bujqësore. Financat nuk kanë vendosur ende një tarifë për taksimin e trojeve, por mendohet se brenda vitit do të propozojnë një taksë, në bazë të vlerës së tregut për trojet. Aktualisht shumica e trojeve janë brenda qyteteve.

Ndryshimet e reja në politikat fiskale do të sjellin që taksa e fjetjes në hotel të jetë në vlerë fikse, pra në 140 lekë/personi për net qëndrimi. Ndërsa aktualisht ajo është 5 për qind e çmimit të fjetjes, sipas faturave që lëshonte hoteli për çmimin e fjetjes dhe mbi të shënohej vlera e taksës. Edhe kjo taksë mblidhet nga pushteti vendor. Financat pranojnë se ka një evazion me vlerën e faturave, dhe se vendosja e një tarife fikse do të ndihmojë në administrimin e kësaj takse.

Një tjetër taksë që do të ndryshojë është edhe ajo për shtëpitë. Aktualisht për shtëpitë paguhet 15 lekë/m2 në vit, për ato të ndërtuara para vitit 1993, dhe 30 lekë/m2 në vit për ato të ndërtuara pas këtij viti. Financat pranojnë se mbledhja e kësaj takse është në nivele shumë të ulëta. Përgjegjës për arkëtimet është pushteti vendor. Në relacionin e ndryshimit të kësaj takse, theksohet se aktualisht deficiti vjetor nga taksa e ndërtesave arrin në 5 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë USD. Por, duket se taksa do të ndryshojë me rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.