Statistikat per femijet e braktisur te trafikuar jane akt-akuza me e rende per karakterin çnjerezor te Edi Rames dhe qeverise se tij, shkruan ish-kreyministri, Sali Berisha. Sipas mediave britanike, ne Mbreterine e Bashkuar femijet e trafikuar dhe te braktisur qe perdoren si skllever nga rrjetet kriminale per te vjedhur, lypur apo shfrytezim seksual, femijet nga Shqiperia vijne te dytet ne numer pas femijeve vjetnamez.
Nga të dhënat paraprake të një projekti pilot që po zbatohet në 3 rajone të Britanisë së Madhe rezulton se fëmijët shqiptarë të trafikuar përbëjnë një të katërtën e të gjithë fëmijëve të ndihmuar nga shërbimi i ri që është ngritur për t’u ardhur atyre në ndihmë.Shqiptarët janë të dytët në numër, pas vjetnamezëve – të detyruar të punojnë në plantacionet me kanabis – dhe përbëjnë 30 % të rasteve të identifikuara.
“5 vjet më parë fëmijët shqiptarë nuk njiheshin si grup në rrezik trafikimi në Britaninë e Madhe. Shumica e fëmijëve që detyrohen të punojnë si skllevër në Britaninë e Madhe vijnë nga Vjetnami, me 31 %, Rumania 16 %, Maroku 16 % dhe Nigeria 13 %.Një e treta e fëmijëve të ndihmuar nga Barnardo kanë qenë pre e shfrytëzimit për qëllime seksuale, ndërsa dy e pesta e tyre kanë qenë subjekt i punës së detyruar. 1 në 10 fëmijë është përdorur si shërbyes shtëpiak, ndërsa 5 % kanë qenë të detyruar të lypin apo për të kryer krime të vogla”, shpjegon Berisha.
Pak kohw opozita denoncoi faktin e hidhur se sipas statistikave italiane, femijet e braktisur shqiptar, qe ishin trafikuar ne Itali dhe perdoreshin si skllever, vinin te dytet pas femijeve egjyptian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/