Një vajzë 8-vjecare mbeti e vdekur pasi një mur ndarës në një lagje të Vlorës u rrëzua duke e zënë vogëlushen poshtë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 15:30 në lagjen “Hajro Çakërri”.
Fillimisht, 8-vjeçarja ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e qytetit, por pak kohë më pas nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes së marrë nga shembja e murit.
Policia e Vlorës thotë se e mitura ishte duke luajtur me bashkëmoshatarë të tjerë pranë shtëpisë së saj. “Fëmija i seksit femër, me iniciale E.D., 8 vjeç, banuese në lagjen “Hajro Çakërri” duke luajtur me disa fëmijë të tjerë para ambientit të një banese pranë shtëpisë së saj, është goditur nga një murë ndarës midis banesave, i cili ka rënë nga lagështira aksidentalisht sipër saj duke bërë që shtetasja e mitur të mos i mbijetojë goditjeve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/